• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

July 13, 2026

Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit

July 13, 2026

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

July 13, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Ja sekreti i jetëgjatësisë së evropianëve jugorë!
LIFESTYLE

Ja sekreti i jetëgjatësisë së evropianëve jugorë!

July 4, 2024No Comments3 Mins Read
Couple of seniors laughing. Old people outdoors. Not a day without laughter. Look at everything with humor.

Vendet e Evropës Jugore radhiten në fund të listës ndërkombëtare për produktivitetin dhe inovacionin. Madje vendet e Evropës Jugore janë ndër më të palumturit. Lista e vendeve më të lumtura në botë prej vitesh kryesohet nga Finlanda.

Por ka një fushë në të cilën evropianët jugorë janë në krye të botës: jetëgjatësia. Spanja, Italia, Portugalia, Franca, por edhe mikroshtetet si Malta, San Marino dhe Andorra, janë ndër 20 vendet e para në planet me jetëgjatësinë më të gjatë në raportin e fundit të Institutit për Metrikën e Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit. Zvicra, Singapori dhe Japonia gjithashtu shkëlqejnë në këtë sektor, por këto janë vende shumë të largëta gjeografikisht.

Cili është sekreti i jetëgjatësisë së evropianëve jugorë?

Jetëgjatësia e zviceranëve dhe japonezëve, në përgjithësi lidhet me pasurinë e këtyre dy vendeve, bazuar në parimin se paratë blejnë shëndet, ushqim më të mirë, kujdes më të mire shëndetësor. Por shtetet e Evropës Jugore, pavarësisht se i përkasin grupit të vendeve të industrializuara (dy prej tyre, Franca dhe Italia, në fakt janë pjesë e G7, grupi i shtatë fuqive demokratike në tokë), nuk janë në nivelin e vendeve më të pasura.

Pse atëherë jetëgjatësia mesatare në Spanjë për vitin 2050 (85.5 vjet) është më e lartë se ajo e Danimarkës (83.5 vjet)?

The Economist përmend tre arsye të mundshme. Njëra është “dieta mesdhetare” e njohur, pra një dietë e bazuar në peshk, perime, fruta, miell integral, vaj ulliri, përfitimet e së cilës tashmë njihen nga mjekësia në mbarë botën.

Një arsye tjetër pse evropianët jugorë jetojnë më gjatë është se ata lëvizin më shumë se të tjerët. Spanja kryeson Evropën për numrin më të madh të hapave në ditë: mesatarisht pothuajse 6 mijë hapa për person (10 mijë hapa në ditë është numri optimal i sugjeruar nga ekspertët, por edhe gjysma konsiderohet një rezultat i mirë).

Sipas disa studimeve, kjo varet nga dendësia e lartë urbane, e cila i shtyn njerëzit të lëvizin në këmbë dhe jo me makinë, si në Los Angeles ose në rajone të tjera ku qytetet shtrihen në periferi të mëdha banimi. Një arsye tjetër e mundshme është se në Evropën Jugore klima është më e mirë se në Veri, duke lejuar lëvizje më të madhe pa pasur nevojë të merrni makinën.

Italianët dhe francezët janë pas në renditje për sa i takon numrit të hapave në ditë. Por Economisht, thotë se ka një arsye të tretë që shpjegon jetëgjatësinë e vendeve të Evropës Jugore: socialitetin. Grekët janë të dytët në botë që i përgjigjen pozitivisht pyetjes: a keni vizituar një familjarin tuaj javën e kaluar?

Spanjollët janë të katërt. Kultura e familjes është e fortë në të gjitha vendet latine dhe në zonën e Mesdheut, duke filluar nga Italia. Të gjitha studimet mjekësore bien dakord Ata që jetojnë vetëm dhe janë më pak socialë kanë më shumë vështirësi për të kapërcyer sëmundjet tipike të moshës.

Previous ArticleStudimi: Multivitaminat nuk ju ndihmojnë të jetoni më gjatë!
Next Article “Më fal që nuk jam gruaja perfekte”/ Fifi dedikim të veçantë partnerit për ditëlindje: Të dua shumë o babi i bebit tim!

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce
  • Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit
  • Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë
  • “Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e Jayden Adams thyen heshtjen pas tragjedisë
  • Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula i japin fund lidhjes? Detaji që ndezi dyshimet për ndarje
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Nga Karlie Kloss tek Gigi Hadid çfarë veshën yjet e ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk ishte vetëm një festë e dashurisë,…

Fashion, 3 ngjyrat IN të sezonit

July 13, 2026

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

July 13, 2026

“Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e Jayden Adams thyen heshtjen pas tragjedisë

July 13, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?