Dje ishte një ditë e veçantë për ish-çiftin e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Besi Kallaku, pasi i biri i tyre, Amen, festoi dyvjetorin e lindjes.
Megjithatë, ky moment i gëzuar duket se nuk ka mjaftuar për të bërë bashkë dy prindërit. Nga postimet në rrjetet sociale, fansat vunë re se Xhensila dhe Besi organizuan dy festa të ndara për të birin.
Si këngëtarja, ashtu edhe aktori ndanë me ndjekësit e tyre video dhe foto nga festimet respektive, duke treguar qartë se nuk kanë qenë së bashku në këtë ditë të veçantë.
Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte dhurata që Xhensila i bëri Amenit – një qenush, që duket se e ka lumturuar pa masë voglin, siç shihej në videot e publikuara nga vetë këngëtarja.
Amen erdhi në jetë dy vite më parë, duke i dhënë Xhensilës dhe Besit statusin e prindërve për herë të dytë, pas vajzës së tyre Ajka.
