• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri ka përgjigjen!

November 12, 2025

Çfarë po ndodh me Ledjon Liçon? Moderatori i habit të gjithë me postimin: Dimri po vjen…

November 12, 2025

“Mësuesja më e mirë e matematikës në botë” është argjentinase, ajo i vlerëson nxënësit e saj me fotografi të Leo Messit

November 12, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri ka përgjigjen!
LIFESTYLE

Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri ka përgjigjen!

November 12, 2025No Comments2 Mins Read

Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon përmbytjet ekstreme në rajonin e Mesdheut. Sipas studiuesve, bashkëveprimi mes detit, cikloneve stacionare dhe relievit malor krijon një efekt “pa dalje”, që bllokon lagështinë për periudha të gjata dhe çon në reshje rekord. Kjo ndodhi në Emilia-Romagna të Italisë në maj të vitit 2023, ku përmbytjet shkaktuan 17 viktima dhe dëme prej të paktën 8.5 miliardë eurosh.

Studimi u publikua në “Scientific Reports” dhe sipas koordinatorit të studimit, Enrico Scoccimarro, tre faktorë kryesorë përcaktuan këtë katastrofë.

I pari është një ciklon stacionar në një pozicion të caktuar mbi Italinë qendrore, i cili gjeneron erëra të vazhdueshme që fryjnë mbi sipërfaqen e detit për një kohë të gjatë mbi Adriatik. Faktori i dytë është deti, i përshkuar nga erëra të vazhdueshme, që e ngarkon kolonën e ajrit me lagështi dhe faktori i tretë janë malet Alpet dhe Apeninet, të cilat e bllokuan këtë rrjedhë të ajrit mbi rajon, duke krijuar konvergjencë dhe reshje të pandërprera.

Në këto kushte, ajri rimbushej vazhdimisht me avuj uji, duke prodhuar shi të dendur për ditë të tëra, një ngjarje që pritet të ndodhë vetëm një herë në 500 vjet. Ekspertët paralajmërojnë se ky mekanizëm mund të përsëritet edhe në rajone të tjera me kushte të ngjashme orografike, si brigjet e Shqipërisë, Oksitania, Provenca apo Valencia.

“Këto kushte të veçanta mund të ndodhin në pjesë të tjera të Mesdheut, për shembull, pranë brigjeve të Shqipërisë, në rastin e cikloneve stacionare mbi Italinë qendrore, ose edhe në Oksitani dhe Provencë (Francë) ose Valencia ose Katalonja (Spanjë) në rastin e cikloneve stacionare në pellgun perëndimor të Mesdheut. Në këto rajone, tre aktorët e lartpërmendur mund të shfaqen në skenë së bashku dhe të krijojnë një spektakël të ngjashëm, të trishtueshëm”, thotë Scoccimarro.
Ngrohja e shpejtë e Mesdheut rrit kapacitetin e ajrit për të mbajtur lagështi dhe përforcon rreziqet nga reshje ekstreme.

Studiuesit propozojnë një parametër të ri, “qëndrueshmërinë e dendësisë së ciklonit”, për të përmirësuar parashikimet e këtyre ngjarjeve, të cilat pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të dhunshme në një klimë më të ngrohtë.

Previous ArticleÇfarë po ndodh me Ledjon Liçon? Moderatori i habit të gjithë me postimin: Dimri po vjen…

Related Posts

“Mësuesja më e mirë e matematikës në botë” është argjentinase, ajo i vlerëson nxënësit e saj me fotografi të Leo Messit

November 12, 2025

Trendi më i ri në rrjete/ Fraza magjike që gjeneron pamje dimri me AI

November 12, 2025

Ligji i këtij vendi për sigurinë në rrugë shkakton tallje në internet, gjobiten edhe këmbëshpejtët

November 12, 2025

Pse larja e dhëmbëve dy herë në ditë nuk është gjithmonë e mirë!

November 11, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri ka përgjigjen!
  • Çfarë po ndodh me Ledjon Liçon? Moderatori i habit të gjithë me postimin: Dimri po vjen…
  • “Mësuesja më e mirë e matematikës në botë” është argjentinase, ajo i vlerëson nxënësit e saj me fotografi të Leo Messit
  • Rikthehet Big Brother VIP?/ Postimi i Lori Hoxhës tërheq vëmendjen
  • Dy festa të ndara për Amen/ Xhensila dhe Besi nuk festuan bashkë për 2-vjetorin e djalit
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Pse në rajonin e Mesdheut po ndodhin përmbytje ekstreme, studimi ri ka përgjigjen!

Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon…

Çfarë po ndodh me Ledjon Liçon? Moderatori i habit të gjithë me postimin: Dimri po vjen…

November 12, 2025

“Mësuesja më e mirë e matematikës në botë” është argjentinase, ajo i vlerëson nxënësit e saj me fotografi të Leo Messit

November 12, 2025

Rikthehet Big Brother VIP?/ Postimi i Lori Hoxhës tërheq vëmendjen

November 12, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?