{"id":13870,"date":"2026-01-05T14:53:06","date_gmt":"2026-01-05T14:53:06","guid":{"rendered":"https:\/\/revistatrend.com\/?p=13870"},"modified":"2026-01-05T14:53:06","modified_gmt":"2026-01-05T14:53:06","slug":"kisscam-i-16-sekonda-i-coldplay-i-shkaterroi-jeten-rrefehet-ish-shefja-e-hr-se-kristin-cabot-vajza-shpertheu-ne-lot-u-mbylla-ne-nje-shtepi-ne-mal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/2026\/01\/05\/kisscam-i-16-sekonda-i-coldplay-i-shkaterroi-jeten-rrefehet-ish-shefja-e-hr-se-kristin-cabot-vajza-shpertheu-ne-lot-u-mbylla-ne-nje-shtepi-ne-mal\/","title":{"rendered":"Kisscam-i 16 sekonda i Coldplay i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn, rr\u00ebfehet ish-shefja e HR-s\u00eb, Kristin Cabot: Vajza shp\u00ebrtheu n\u00eb lot, u mbylla n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb mal"},"content":{"rendered":"<div class=\"firstP\">\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ish-drejtoresha ekzekutive e Astronomer flet publikisht p\u00ebr panikun pasi pa videon, ndikimin mbi f\u00ebmij\u00ebt e saj dhe rrezikun e turm\u00ebs online.<\/p>\n<p><span style=\"font-size: 14px;\">\u201cGjith\u00e7ka m\u2019u shfaq para syve n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast,\u201d kujton Kristin Cabot momentin kur Chris Martin i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb Coldplay n\u00eb korrik.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<p>Momenti n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqafim me Andy Byron, shefin e saj t\u00eb martuar, u kap nga \u201ckisscam\u201d-i q\u00eb filmonte publikun n\u00eb Boston. \u201cOse kan\u00eb nj\u00eb afer\u00eb, ose jan\u00eb thjesht shum\u00eb t\u00eb turpsh\u00ebm,\u201d b\u00ebri shaka Martin, nd\u00ebrsa t\u00eb dy u p\u00ebrkul\u00ebn dhe fsheh\u00ebn fytyrat. <span style=\"font-size: 14px;\">Nj\u00eb klip 16-sekond\u00ebsh, i filmuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb koncert dhe i postuar n\u00eb TikTok, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga videot m\u00eb virale t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, duke marr\u00eb 150 milion\u00eb shikime brenda pak dit\u00ebsh. Ai mobilizoi nj\u00eb turm\u00eb online t\u00eb vendosur t\u00eb shkat\u00ebrronte jet\u00ebn e Cabot dhe Byron-it, t\u00eb cil\u00ebt u supozuan gjer\u00ebsisht se ishin kapur duke tradhtuar.<\/span><\/p>\n<p>Cabot, 53 vje\u00e7e, nuk kishte folur kurr\u00eb publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb deri tani. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr The Times, n\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve thot\u00eb se p\u00ebrqafimi ishte hera e par\u00eb q\u00eb ajo dhe Byron kishin shfaqur si afeksion fizik. T\u00eb dy, sipas saj, ishin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miq\u00ebsore nga bashk\u00ebshort\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb m\u00eb kishte goditur rrufeja, mund t\u00eb kisha fituar llotarin\u00eb, ose mund t\u00eb kishte ndodhur kjo,\u201d thot\u00eb ajo p\u00ebr faktin q\u00eb momenti intim u transmetua n\u00eb nj\u00eb stadium me 50 mij\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebrpara se t\u00eb shihej dhe analizohej nga miliona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>V\u00ebmendja, mendoi ajo, do t\u00eb kishte qen\u00eb e drejt\u00eb po t\u00eb ishte e famshme apo figur\u00eb publike. \u201cPor un\u00eb nuk jam ndonj\u00eb celebritet, jam thjesht nj\u00eb n\u00ebn\u00eb nga New Hampshire,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cEdhe sikur t\u00eb kisha pasur nj\u00eb afer\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e askujt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cIshte si nj\u00eb shkronj\u00eb e kuqe turpi; njer\u00ebzit fshin\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kisha arritur n\u00eb jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn time. Kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb fjala e fundit.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDashuria e madhe e \u00ebmb\u00ebl\u201d<\/p>\n<p>Cabot iu bashkua Astronomer-it, start-up-it teknologjik t\u00eb Byron-it, si drejtoresh\u00eb e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ajo u p\u00ebrzgjodh nga rekrutuesit fal\u00eb dekadave p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb agjenci t\u00eb m\u00ebdha reklamash, ku koleg\u00ebt e shihnin si \u201cnj\u00eb yll n\u00eb strategjin\u00eb e burimeve njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>Ajo kishte d\u00ebgjuar fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Byron-in. T\u00eb gjitha, thot\u00eb ajo, dol\u00ebn t\u00eb v\u00ebrteta. Ishte nj\u00eb shef q\u00eb \u201csigurohej q\u00eb grat\u00eb t\u00eb kishin vend n\u00eb tryez\u00eb, q\u00eb z\u00ebri im t\u00eb ishte po aq i fort\u00eb sa i kujtdo tjet\u00ebr\u201d. \u201cIshte kompania e par\u00eb, n\u00eb profesione t\u00eb dominuara nga meshkujt, ku ndjeva se gjinia ime nuk ishte \u00e7\u00ebshtje.\u201d Punonin ngusht\u00eb bashk\u00eb, duke ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vizion p\u00ebr rritjen e kompanis\u00eb. \u201cPatjet\u00ebr q\u00eb mendova se ishte djal\u00eb i pash\u00ebm dhe pata at\u00eb mendimin: \u2018Po t\u00eb mos punoja k\u00ebtu\u2026\u2019\u201d<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb muaj para koncertit, thot\u00eb Cabot, t\u00eb dy i treguan nj\u00ebri-tjetrit se ishin ndar\u00eb nga partner\u00ebt: ajo nga bashk\u00ebshorti Andrew, CEO i nj\u00eb distilerie familjare, Privateer Rum, dhe Byron nga gruaja e tij, Megan, m\u00ebsuese shkolle.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se ndarja ime nuk do ta kishte befasuar, por e tija po,\u201d thot\u00eb ajo nga apartamenti i saj n\u00eb Boston. \u201cT\u00eb kesh dik\u00eb q\u00eb po kalon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte nj\u00eb mb\u00ebshtetje e jasht\u00ebzakonshme.\u201d<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, ndjenjat e saj u shnd\u00ebrruan n\u00eb at\u00eb q\u00eb ajo e quan \u201cnj\u00eb dashuri t\u00eb madhe e t\u00eb lumtur\u201d.<\/p>\n<p>Kur miqt\u00eb i dhan\u00eb dy bileta falas p\u00ebr Coldplay, ajo vendosi t\u2019ia ofronte bilet\u00ebn e dyt\u00eb Byron-it. Nat\u00ebn e koncertit, vajza e saj 14-vje\u00e7are, nj\u00eb nga dy f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kishte me bashk\u00ebshortin e par\u00eb, i d\u00ebrgoi mesazh se bashk\u00ebshorti i saj i dyt\u00eb, Andrew, do t\u00eb ishte aty gjithashtu. M\u00eb von\u00eb, ajo m\u00ebsoi nga nj\u00eb mikesh\u00eb se Andrew ishte atje n\u00eb nj\u00eb \u2018date\u2019. Kjo, thot\u00eb ajo, ia qet\u00ebsoi nd\u00ebrgjegjen q\u00eb ishte me Byron-in. Cabot thot\u00eb se ishte \u201cn\u00eb maj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs\u201d p\u00ebrpara se kisscam-i ta kapte me Byron-in. \u201cIshim ulur n\u00eb fund t\u00eb stadiumit, n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt nga skena, n\u00eb err\u00ebsir\u00eb totale, duke u ndjer\u00eb plot\u00ebsisht anonim\u00eb mes 50\u201360 mij\u00eb njer\u00ebzve,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cThjesht po k\u00ebrcenim, kisha pir\u00eb disa High Noon (seltzer me vodka). Andy ishte pas meje, po k\u00ebrcenim dhe un\u00eb e p\u00ebrqafova.\u201d<\/p>\n<p>\u201cNuk e d\u00ebgjova njoftimin q\u00eb po vinte xhambotroni, ndaj papritur e pash\u00eb veten n\u00eb ekran,\u201d thot\u00eb ajo. Instinkti i saj ishte t\u00eb mbulonte fytyr\u00ebn; i Byron-it t\u00eb p\u00ebrkulej dhe t\u00eb fshihej. \u201cNuk jam i sigurt \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj,\u201d tha Martin me siklet, \u201cju zbuluam?\u201d<\/p>\n<p>\u201cReagimi im i menj\u00ebhersh\u00ebm ishte: \u2018O Zot, Andrew \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu\u2019,\u201d thot\u00eb Cabot. \u201cIshim n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb ndarjeje jasht\u00ebzakonisht dhe mrekullisht miq\u00ebsore. Kisha frik\u00eb se do ta turp\u00ebroja. Ai \u00ebsht\u00eb njeri i mrekulluesh\u00ebm dhe nuk e meriton k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPastaj, nj\u00eb \u00e7ast m\u00eb von\u00eb, mendja m\u00eb shkon te: \u2018O Zot, Andy \u00ebsht\u00eb shefi im\u2019, kjo duket keq. Bostoni nuk \u00ebsht\u00eb qytet i madh. Dhe edhe pse nuk ishte event i Astronomer-it, mund t\u00eb kishte investitor\u00eb apo staf aty.\u201d<\/p>\n<p>Mikja e saj e vjet\u00ebr, Alaina, \u00ebsht\u00eb gruaja n\u00eb video q\u00eb shihet duke qeshur nervozisht.<\/p>\n<p>Cabot dhe Byron u larguan me ngut nga stadiumi Gillette, duke menduar \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin. Ran\u00eb dakord se duhej t\u2019i d\u00ebrgonin nj\u00eb email t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bordit t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb Astronomer-it, n\u00eb rast se lajmi dilte.<\/p>\n<p>Mor\u00ebn nj\u00eb taksi deri te vendi ku kishin parkuar. \u201cIshte shum\u00eb heshtje,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cMendoja vet\u00ebm: \u2018Andrew do t\u00eb m\u00eb vras\u00eb\u2019 dhe \u2018\u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pun\u00ebt tona?\u2019\u201d U ndan\u00eb rrug\u00ebt m\u00eb von\u00eb dhe fol\u00ebn n\u00eb telefon rreth mesnat\u00ebs p\u00ebr disa or\u00eb, duke hartuar emailin p\u00ebr bordin. Rreth or\u00ebs 4 t\u00eb m\u00ebngjesit, Andrew i d\u00ebrgoi asaj nj\u00eb screenshot t\u00eb videos online me mesazhin: \u201cMendoj se duhet ta dish q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb publikuar.\u201d<\/p>\n<p>Videoja ishte shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb TikTok nga Grace Springer, e cila shkroi: \u201cLuaj loj\u00ebra budallaqe, fito \u00e7mime budallaqe.\u201d Filluan hetimet online p\u00ebr t\u00eb identifikuar \u00e7iftin.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Cabot iu drejtua bordit t\u00eb Astronomer-it. \u201cU k\u00ebrkova falje pa fund q\u00eb u ktheva n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrqendrim,\u201d kujton ajo. \u201cNuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqur, por u treguan t\u00eb sjellsh\u00ebm. Thjesht than\u00eb: \u2018K\u00ebto gj\u00ebra ndodhin\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Departamenti i burimeve njer\u00ebzore do t\u00eb hapte nj\u00eb hetim. \u201cNatyrisht ishte e \u00e7uditshme, sepse zakonisht kjo do t\u00eb ishte puna ime,\u201d qesh ajo.<\/p>\n<p>\u201cVajza ime shp\u00ebrtheu n\u00eb lot\u201d<\/p>\n<p>Cabot donte t\u2019ua tregonte f\u00ebmij\u00ebve, vajz\u00ebs dhe djalit 16-vje\u00e7ar, p\u00ebrpara se ta d\u00ebgjonin nga t\u00eb tjer\u00ebt. \u201cVajza ime shp\u00ebrtheu n\u00eb lot, duke th\u00ebn\u00eb: \u2018Mesa duket kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet po divorcohesh\u2019,\u201d nd\u00ebrsa djali u p\u00ebrpoq ta qet\u00ebsonte duke i th\u00ebn\u00eb se \u201cndoshta do t\u00eb kaloj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kaloi.<\/p>\n<p>Videoja u kthye n\u00eb material p\u00ebr emisione nate dhe kolumna thashethemesh. \u201cColdplaygate \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e fort\u00eb se kamerat jan\u00eb kudo,\u201d shkroi The New York Times. U p\u00ebrmend madje edhe n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale me presidentin Trump. Nd\u00ebrkoh\u00eb, llogarit\u00eb e Byron-it dhe Cabot n\u00eb LinkedIn u mbush\u00ebn me komente tall\u00ebse q\u00eb citonin tekstet e Coldplay. \u201cDritat nuk e \u00e7uan Andyn n\u00eb sht\u00ebpi,\u201d shkruante nj\u00eb koment. U hap\u00ebn edhe llogari t\u00eb rreme n\u00eb Facebook n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb p\u00ebrzierje perfekte: dyshim p\u00ebr tradhti, nj\u00eb CEO teknologjie dhe shefja e HR-s\u00eb, e lidhur me nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb New England-it.<\/p>\n<p>Astronomer hodhi benzin\u00eb mbi zjarr duke pun\u00ebsuar ish-gruan e Martin-it, Gwyneth Paltrow, n\u00eb nj\u00eb reklam\u00eb. E tmerruar, Cabot hodhi posht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte nga marka Goop. \u201cIsha shum\u00eb fanse e kompanis\u00eb s\u00eb saj, q\u00eb dukej se kishte p\u00ebr q\u00ebllim fuqizimin e grave,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cPastaj ajo e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. Hipokrizi.\u201d<\/p>\n<p>Trauma dhe akuza<\/p>\n<p>E gjith\u00eb jeta e Cabot u p\u00ebrmblodh n\u00eb nj\u00eb klip 16-sekond\u00ebsh, nj\u00eb video q\u00eb ajo nuk ka mundur kurr\u00eb ta shikoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebra meme, drejtoresha e HR-s\u00eb m\u00eb e p\u00ebrbuzur n\u00eb histori,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>\u201cSi grua, mora pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb abuzimit. M\u00eb quanin \u2018gjuetare floriri\u2019 ose thoshin se \u2018kisha fjetur p\u00ebr t\u00eb arritur lart\u2019. Kjo ishte krejt larg realitetit.\u201d<\/p>\n<p>Pas viralitetit, ajo u izolua p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb Airbnb n\u00eb malet e New Hampshire-it, duke u ndjer\u00eb shum\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prind.<\/p>\n<p>Byron dha dor\u00ebheqjen po at\u00eb jav\u00eb. Hetimi i Astronomer-it nuk gjeti prova p\u00ebr afer\u00eb, por bordi tha se standardet e lidershipit nuk ishin p\u00ebrmbushur. Cabot u largua pak m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u divorcua zyrtarisht n\u00eb gusht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, mori mij\u00ebra mesazhe urrejtjeje dhe k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz kjo mund t\u00eb duket histori e vdekur,\u201d thot\u00eb Cabot. \u201cPor p\u00ebr mua dhe f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk ka mbaruar. Ngacmimi nuk p\u00ebrfundoi kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sot e k\u00ebsaj dite, njer\u00ebz flasin pas shpine, e shajn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj kan\u00eb turp t\u00eb shfaqen me t\u00eb. \u201cJan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar me mua,\u201d thot\u00eb ajo me lot. \u201cDhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u201d Mes pasojave, Cabot pun\u00ebsoi nj\u00eb konsulente komunikimi p\u00ebr t\u00eb ngritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsim mbi pasojat reale t\u00eb turmave digjitale q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga arsyet kryesore pse dua ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb bised\u00eb,\u201d thot\u00eb ajo, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr fam\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. \u00c7do dit\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb kryer vet\u00ebvrasje p\u00ebr shkak t\u00eb trajtimit mizor n\u00eb komente.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, jo t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb vazhdimisht.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ish-drejtoresha ekzekutive e Astronomer flet publikisht p\u00ebr panikun pasi pa videon, ndikimin mbi f\u00ebmij\u00ebt e saj dhe rrezikun e turm\u00ebs online. \u201cGjith\u00e7ka m\u2019u shfaq para syve n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast,\u201d kujton Kristin Cabot momentin kur Chris Martin i shkat\u00ebrroi jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb Coldplay n\u00eb korrik. Momenti n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqafim<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13871,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-showbiz"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13870"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13872,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13870\/revisions\/13872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}