{"id":14336,"date":"2026-02-12T16:15:15","date_gmt":"2026-02-12T16:15:15","guid":{"rendered":"https:\/\/revistatrend.com\/?p=14336"},"modified":"2026-02-12T16:15:15","modified_gmt":"2026-02-12T16:15:15","slug":"zhdukja-misterioze-e-renato-mekollit-pas-5-vitesh-tregon-kercenimet-qe-e-detyruan-te-largohej-jeta-ime-u-kercenua-nga-segmente-te-politikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/2026\/02\/12\/zhdukja-misterioze-e-renato-mekollit-pas-5-vitesh-tregon-kercenimet-qe-e-detyruan-te-largohej-jeta-ime-u-kercenua-nga-segmente-te-politikes\/","title":{"rendered":"Zhdukja misterioze e Renato Mekollit, pas 5 vitesh tregon k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb e detyruan t\u00eb largohej: Jeta ime u k\u00ebrc\u00ebnua nga segmente t\u00eb politik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pas pes\u00eb vitesh heshtje totale, Renato Mekolli \u00ebsht\u00eb rikthyer. Shefi i njohur i kuzhin\u00ebs ka treguar se largimi nga Shqip\u00ebria, nuk ishte zgjedhje, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri pasi jeta e tij u k\u00ebrc\u00ebnua nga segment\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe rrethana t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb e \u00e7uan at\u00eb drejt nj\u00eb periudhe t\u00eb err\u00ebt. Ai shprehet se p\u00ebrjetoi izolim, frik\u00eb dhe nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb brendshme q\u00eb e \u00e7oi pran\u00eb pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIAT DHE PUBLIKUN<\/p>\n<p>\u2013 Renato Mekolli, P\u00ebrtej Heshtjes: Nj\u00eb Rilindje<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb vjen menj\u00ebher\u00eb pas hapjes s\u00eb faqes sime zyrtare n\u00eb Facebook, U mendova gjat\u00eb p\u00ebr ta rihapur Facebook-un (Instagram-in n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr) dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00eb e rrjeteve sociale. T\u00eb jem i sinqert\u00eb, nuk ishte aspak e leht\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ishte shum\u00eb m\u00eb qet\u00eb dhe m\u00eb bukur larg k\u00ebsaj zhurme t\u00eb madhe q\u00eb krijohet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb bot\u00ebn virtuale.<\/p>\n<p>Sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet ku shum\u00eb gj\u00ebra b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u dukur, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e njer\u00ebzve jetojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb fallco dhe ku imazhi virtual shpesh duket m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se jeta reale. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, jam nj\u00eb figur\u00eb publike dhe puna ime e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb komunikim. Rihapja e Facebook-ut tim solli nj\u00eb reagim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u2013 p\u00ebr mir\u00eb, sigurisht. Mesazhet tuaja erdh\u00ebn si nj\u00eb lum\u00eb pyetjesh q\u00eb k\u00ebrkonin p\u00ebrgjigje. Interesimi nga publiku, por edhe nga mediat, ishte i madh dhe i menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>E ndiej si detyrim ndaj njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe si detyrim ndaj mediave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendosa t\u00eb p\u00ebrgjigjem me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb publike, e cila p\u00ebrmbledh pak nga gjith\u00e7ka. (Por q\u00eb n\u00eb fund doli goxha e gjat\u00eb.)<\/p>\n<p>NUK jam ende gati p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb plot\u00eb \u2013 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin e mediave. Prandaj, vendosa t\u00eb jap k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, deri n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, q\u00eb sigurisht do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb largohesha nga dritat dhe nga Shqip\u00ebria, por ishte e domosdoshme.<\/p>\n<p>Faleminderit t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk m\u00eb harruan kurr\u00eb dhe m\u00eb q\u00ebndruan pran\u00eb. Renato i par\u00eb u dogj n\u00eb hirin e sfidave t\u00eb tij. Por nga ai hir lindi nj\u00eb tjet\u00ebr \u2014 m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe m\u00eb i vendosur se kurr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta ime e dyt\u00eb. Forc\u00ebn e gjeta aty ku nuk kishte mbetur asnj\u00eb fije drite, aty ku fryma b\u00ebhej e r\u00ebnd\u00eb dhe mendja k\u00ebrkonte arratisje. N\u00eb at\u00eb pik\u00eb, kur gjith\u00e7ka m\u00eb thoshte t\u00eb heshtja dhe t\u00eb dor\u00ebzohesha \u2014 un\u00eb zgjodha t\u00eb jetoj.<\/p>\n<p>I thash\u00eb PO jet\u00ebs n\u00eb \u00e7astin m\u00eb delikat, kur fijet e padukshme mes zemr\u00ebs dhe mendjes rrezikonin t\u00eb k\u00ebputeshin. Sot jetoj me zjarr n\u00eb gjak, me sy q\u00eb kan\u00eb par\u00eb ferrin, por kan\u00eb zgjedhur drit\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb fitorja ime: t\u00eb d\u00ebgjosh z\u00ebrin e shpirtit dhe t\u2019i thuash vetes: \u201cNgrihu. Ti mundesh.\u201d Njeriu mban brenda nj\u00eb fuqi t\u00eb shenjt\u00eb: mendjen \u2014 urt\u00ebsin\u00eb hyjnore q\u00eb na u dha si bekim q\u00eb dit\u00ebn kur kemi lindur, si arm\u00eb dhe si drit\u00eb. Ai q\u00eb e ndez k\u00ebt\u00eb drit\u00eb, rilind. Dhe un\u00eb rilinda.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb dhe energji. P\u00ebr ju kam vet\u00ebm nj\u00eb porosi: jetoni me thell\u00ebsi. B\u00ebni t\u00eb mir\u00ebn, e n\u00ebse nuk mundeni, t\u00eb pakt\u00ebn mos b\u00ebni keq. Duajeni njeriun pran\u00eb jush. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shtyr\u00eb posht\u00eb; njeriu \u00ebsht\u00eb vler\u00eb. Mos gjykoni, mos godisni. Jepini dor\u00ebn tjetrit \u2014 ndoshta \u00ebsht\u00eb shansi i fundit para se ai t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga kjo jet\u00eb. Kur ai hap fatal t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb, lot\u00ebt dhe pendesa do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vona. Le t\u2019i japim dor\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb univers ku qarkullon energjia e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPse u largova nga Shqip\u00ebria?\u201d<\/p>\n<p>Nuk u largova sepse desha. Nuk ishte kurr\u00eb d\u00ebshira ime t\u00eb largohesha nga vendi im. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb ende dhemb \u2014 trauma e \u00e7do emigranti q\u00eb trupin e ka diku tjet\u00ebr, por shpirtin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb njeri nuk d\u00ebshiron t\u00eb largohet nga vendi ku ka lindur.<\/p>\n<p>Zemra ime mbetet aty. N\u00eb vendin tim t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb bukur, t\u00eb dhimbsh\u00ebm. Askush nuk largohet leht\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt. Askush nuk \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb jet\u00eb emigrant \u2014 dhe kjo \u00ebsht\u00eb plaga e \u00e7do emigranti.<\/p>\n<p>U largova p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar veten. Jeta ime u k\u00ebrc\u00ebnua nga segmente t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe nga rrethana t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda. P\u00ebrjetova skllav\u00ebrin\u00eb moderne dhe m\u00ebsova \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb demokraci q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se komunizmi q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar prind\u00ebrit apo gjysh\u00ebrit tan\u00eb. M\u2019u ndalua liria e \u00e7do gj\u00ebje dhe, \u00e7udit\u00ebrisht, \u00e7do denoncim i imi zhdukej nga Policia jon\u00eb pa asnj\u00eb arsyetim. Jeta ime u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht. Luftova deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb kur mendja m\u00eb shkonte n\u00eb vendimin m\u00eb t\u00eb err\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb fatale p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb nuk dua as t\u2019ia p\u00ebrmend emrin. Por nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja m\u00eb. N\u00eb fund, zgjodha jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Jam i sigurt se edhe N\u00ebna Shqip\u00ebri do t\u00eb m\u00eb thoshte:<\/p>\n<p>\u201cBiri im, largohu. Misionin t\u00ebnd e p\u00ebrmbushe, b\u00ebre t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar k\u00ebtu. Por ky vend nuk i do njer\u00ebzit si ty, i do larg. Shko dhe m\u00eb b\u00ebj krenare kudo q\u00eb t\u00eb jesh.\u201d<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb b\u00ebra.<\/p>\n<p>Duhej ta ringrija Renaton me \u00e7do kusht. Duhej t\u00eb vazhdoja misionin dhe \u00ebndrr\u00ebn time. Tani po e rishkruaj historin\u00eb time nga e para, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb ishte, jo si\u00e7 donin t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00eb 6 vje\u00e7, kuzhina ka qen\u00eb thirrja ime hyjnore. Kam lindur t\u2019u sh\u00ebrbej njer\u00ebzve p\u00ebrmes asaj q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb \u2014 p\u00ebrmes artit t\u00eb gatimit. Ju m\u00eb b\u00ebt\u00eb \u201cChef-in e zemrave tuaja\u201d dhe kjo fitore nuk blihet, nuk fabrikohet, nuk imitohet, nuk manipulohet, nuk z\u00ebvend\u00ebsohet. Kjo lloj fitoreje nuk blihet n\u00eb treg; ajo gatuhet me vite p\u00ebrkushtim dhe me shum\u00eb dashuri. Faleminderit q\u00eb m\u00eb lejuat t\u00eb jem pjes\u00eb e juaja dhe e zemrave tuaja. Faleminderit q\u00eb m\u00eb lejuat t\u00eb hyj n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e \u00e7do shqiptari n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj me zem\u00ebr me p\u00ebrul\u00ebsi dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb kanalin tim q\u00eb m\u00eb besoj,Top Channel p\u00ebr besimin q\u00eb m\u00eb dha, duke m\u00eb besuar koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7muar televizive n\u00eb Prime time me Hell\u2019s Kitchen Albania dhe MasterChef Albania. K\u00ebto jan\u00eb dy prodhime me shtrirje dhe jehon\u00eb bot\u00ebrore, formatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha televizive n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb udh\u00ebtime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme emocionesh, pasioni dhe p\u00ebrkushtimi profesional. S\u00eb bashku arrit\u00ebm rekorde t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme audiencash p\u00ebr nj\u00eb reality sho\u00eb gatimi dhe krijuam momente q\u00eb do t\u00eb mbeten gjat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e televizionit shqiptar.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e pa\u00e7mueshme, plot sfida, krenari dhe realizime t\u00eb m\u00ebdha. Fal\u00ebnderoj nga zemra \u00e7do person q\u00eb kontribuoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje e thell\u00eb p\u00ebr sponsorin tim besnik, ELKA, q\u00eb m\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb me respekt n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe mediat, q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb z\u00eb, q\u00eb respektuan pun\u00ebn time dhe at\u00eb q\u00eb un\u00eb jam, q\u00eb m\u00eb vendos\u00ebn n\u00eb faqe gazetash, n\u00eb kopertina revistash, n\u00eb intervista me shpirt dhe nuk kursyen asnj\u00ebher\u00eb shkrimet e tyre plot dashuri dhe respekt.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb m\u00eb preku m\u00eb shum\u00eb: shum\u00eb prej tyre e dinin \u00e7far\u00eb po p\u00ebrjetoja, por nuk fol\u00ebn. Nuk publikuan. Nuk shfryt\u00ebzuan dhimbjen time. M\u00eb dhan\u00eb qet\u00ebsi dhe koh\u00eb. Dhe m\u00eb lan\u00eb t\u00eb flisja vet\u00ebm kur un\u00eb t\u00eb isha gati. Ky \u00ebsht\u00eb respekt i v\u00ebrtet\u00eb. Dhe un\u00eb ua mbaj n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Jam nga ata njer\u00ebz q\u00eb kurr\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar favore, kurr\u00eb nuk kam shfryt\u00ebzuar fam\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar di\u00e7ka dhe kurr\u00eb nuk kam mbajtur pran\u00eb vetes njer\u00ebz vet\u00ebm sepse kishin pushtet apo para. Gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb luftoj vet\u00eb, t\u2019i arrij vet\u00eb t\u00eb gjitha, pa ndihm\u00ebn e askujt. Asgj\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dhuruar n\u00eb jet\u00eb. \u00c7do hap, \u00e7do arritje dhe \u00e7do sukses e kam nd\u00ebrtuar me pun\u00eb, sakrific\u00eb dhe p\u00ebrpjekje personale, pa pasur pas meje nj\u00eb familje me para apo miq\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi interesa dhe para t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Prandaj kam forc\u00ebn ta ngre z\u00ebrin me krenari, sepse jeta dhe karriera ime jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themele t\u00eb forta dhe t\u00eb pal\u00ebkundshme. Askush nuk guxon t\u00eb hedh\u00eb balt\u00eb mbi emrin tim, sepse un\u00eb kam ecur gjithmon\u00eb me dinjitet, ndershm\u00ebri dhe karakter t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>The Chef \u2013 My Last Chance at Life<\/p>\n<p>(Titulli nuk \u00ebsht\u00eb final)<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2026 do t\u00eb jet\u00eb gati autobiografia ime p\u00ebr tregun amerikan \u2014 nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb nuk u shkrua p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e zakonshme suksesi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb e ashp\u00ebr, e err\u00ebt dhe trondit\u00ebse.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb imazh t\u00eb bukur, por kjo \u00ebsht\u00eb historia ime dhe historia shkruhet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb jetuar: nj\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi dhimbje, heshtje dhe nj\u00eb durim t\u00eb dhunuar p\u00ebrtej limiteve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nga hijet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime n\u00eb vitet e fundit t\u00eb komunizmit, deri tek plag\u00ebt e racizmit dhe realiteti brutal i emigrimit n\u00eb Greqi; nga maja e suksesit n\u00eb gastronomi, media dhe televizion, deri tek sakrificat q\u00eb shkat\u00ebrruan trupin dhe shpirtin tim.<\/p>\n<p>Nga izolimi i karantin\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kolapsi financiar, deri tek lufta ime personale me krizat e atak panikut, ku fryma m\u00eb nd\u00ebrpritej; dhe beteja psikologjike q\u00eb m\u00eb \u00e7oi drejt psikoterapist\u00ebve dhe trajnerit t\u00eb jet\u00ebs (Life Coach), p\u00ebrballja me demon\u00ebt q\u00eb m\u00eb mohonin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>Rruga drejt maj\u00ebs nuk ishte e leht\u00eb \u2014 ishte e p\u00ebrgjakur.<\/p>\n<p>E zhvesh pa m\u00ebshir\u00eb fasad\u00ebn e gastronomis\u00eb dhe iluzionin e pluhurit t\u00eb art\u00eb t\u00eb sho\u00ebbiz-it n\u00eb Shqip\u00ebri, duke zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pas shk\u00eblqimit fallco,disiplin\u00eb q\u00eb l\u00eb plag\u00eb, vetmi dhe frik\u00eb, nj\u00eb \u00e7mim pothuajse i paduruesh\u00ebm p\u00ebr suksesin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs, rr\u00ebqeth\u00ebs, i gdh\u00ebndur me plag\u00eb, t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pam\u00ebshirshme dhe koston shkat\u00ebrruese t\u00eb ndjekjes s\u00eb maj\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia ime nuk lexohet thjesht,kjo histori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film dhe dokumentar\u2014 ajo p\u00ebrmbyt. Trondit dhe prek thell\u00eb. Por nga rr\u00ebnojat, me plag\u00eb dhe heshtje, gjeta forc\u00ebn t\u00eb ngrihem s\u00ebrish, t\u00eb sfidoj fundin dhe t\u00eb zgjedh jet\u00ebn. Kund\u00ebr \u00e7do rryme, me besim dhe shpres\u00eb, i thash\u00eb vetes: \u201cTI MUNDESH.\u201d<\/p>\n<p>Dhe sot jam k\u00ebtu, n\u00eb Miami, n\u00ebn dritat e nj\u00eb prej hoteleve m\u00eb luksoz t\u00eb bot\u00ebs,me drita t\u00eb v\u00ebrteta dhe nj\u00eb shk\u00eblqim q\u00eb t\u00eb verbon,n\u00eb hotelin The Ritz-Carlton. Jam k\u00ebtu, n\u00eb vendin ku vler\u00ebsohesh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb je dhe ku merr at\u00eb q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb meriton; k\u00ebtu ku Chef-i trajtohet si artist, si superstar, dhe ku \u00ebndrrat guxojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen realitet n\u00ebse punon fort dhe me shpirt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fundi i librit tim, por fillimi i v\u00ebrtet\u00eb i jet\u00ebs sime. Nj\u00eb mbyllje si n\u00eb p\u00ebrralla \u2014 ashtu si\u00e7 i ka hije \u00e7do njeriu q\u00eb ka prekur fundin, por ka gjetur guximin t\u00eb ngrihet p\u00ebrs\u00ebri. Ky \u00ebsht\u00eb versioni im i \u00cbndrr\u00ebs Amerikane: rilindja pas stuhis\u00eb, drita pas err\u00ebsir\u00ebs dhe fitorja e madhe mbi dhimbjen. Un\u00eb nuk u dor\u00ebzova kurr\u00eb. Po ti?<\/p>\n<p>Me respekt t\u00eb thell\u00eb,ju p\u00ebrulem t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr dashurin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb m\u00eb keni dhuruar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja, besimi dhe vler\u00ebsimi juaj kan\u00eb qen\u00eb forca ime m\u00eb e madhe dhe motivimi p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrpara me pasion e p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>Ndjehem i bekuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb u rr\u00ebzuat, u lodh\u00ebt dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast humb\u00ebt shpres\u00ebn \u2014 mos u dor\u00ebzoni.<\/p>\n<p>Edhe nga err\u00ebsira m\u00eb e thell\u00eb, njeriu mund t\u00eb ngrihet. Besoni n\u00eb veten tuaj. Besoni n\u00eb jet\u00eb. Un\u00eb ia dola. Edhe ju mundeni.<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb ju dhe familjet tuaja!<\/p>\n<p>I juaj,Chef Renato Mekolli<\/p>\n<p>Miami, Florida<\/p>\n<p>11\/02\/2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas pes\u00eb vitesh heshtje totale, Renato Mekolli \u00ebsht\u00eb rikthyer. Shefi i njohur i kuzhin\u00ebs ka treguar se largimi nga Shqip\u00ebria, nuk ishte zgjedhje, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri pasi jeta e tij u k\u00ebrc\u00ebnua nga segment\u00eb t\u00eb politik\u00ebs dhe rrethana t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb e \u00e7uan at\u00eb drejt nj\u00eb periudhe t\u00eb err\u00ebt. Ai shprehet se p\u00ebrjetoi izolim, frik\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14337,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14336","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-showbiz"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14336"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14336\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14338,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14336\/revisions\/14338"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14337"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistatrend.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}