• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Shakira flet për plagët e tradhtisë: Mendova se isha më e dobët se ç’jam në të vërtetë

June 4, 2026

Poem i bën bashkë sërish! Ledri dhe Sara pranë njëri-tjetrit në ditën e veçantë

June 4, 2026

Palermo e blinduar, 300 VIP-a/ Zbulohen detaje të reja nga superdasma e Dua Lipës në Siçili

June 4, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»AWARDS INTERNATIONAL»Mirela Hasani  Një frymëzim për komunitetin Shqiptar në Mbretërinë e bashkuar 
AWARDS INTERNATIONAL

Mirela Hasani  Një frymëzim për komunitetin Shqiptar në Mbretërinë e bashkuar 

February 6, 2025No Comments3 Mins Read

Mirela Hasani është një emër që shndrit jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në zemrat e të gjithëve që e njohin dhe e respektojnë. Me një karrierë mbresëlënëse prej 25 vjetësh, ajo është shëmbulli i përkushtimit, sinqeritetit dhe këmbënguljes, duke u bërë një ndriçim drejtues në botën e shëndetësisë dhe jo vetëm.

Me një formim të solid në mjekësinë e përgjithshme nga Bullgaria dhe një doktoraturë nga Universiteti Mjekësor i Sofjes, Mirela ka ndjekur me pasion rrugën e specializimit në Alergologji dhe Imunologji Klinike në Tiranë. Karriera e saj ka qenë e mbushur me suksese, duke përfshirë një periudhë prej 7 vjetësh si drejtuese pranë MSHMS në Shqipëri, ku ajo ka treguar aftësi të jashtëzakonshme lidershipi dhe bashkëpunimi. Puna e saj ka qenë e përqendruar gjithmonë tek shëndeti i pacientëve, duke i vënë në qendër kujdesin dhe respektin ndaj tyre, si dhe ndaj kolegëve të saj.

Për Mirelën, mjekësia nuk është thjesht një profesion, por një mision. Me një qëndrim të palëkundur dhe një dashuri të papërshkrueshme për punën e saj, ajo ka arritur të ndikojë pozitivisht në jetën e qindra njerëzve. Sot, ajo vazhdon të ndriçojë rrugën si Clinical Lead në Lynwood Medical Centre në Londër, ku ka krijuar një ndikim të dukshëm në komunitetin shqiptar dhe jo vetëm.

Me statusin e saj të plotë në Mbretërinë e Bashkuar, Mirela ka shpenzuar 5 vitet e fundit duke ndihmuar dhe frymëzuar. Ajo ka certifikuar organizatën e saj, Heal Medical Care, një iniciativë e çmuar që ofron shërbime shëndetësore për komunitetet e ndryshme, veçanërisht për ata që nuk kanë qasje në sistemin shëndetësor britanik. Nga depistimet dhe vaksinimet e fëmijëve, deri te trajnimet mjekësore dhe ndihma për regjistrimet në NHS, Mirela ka qenë një mbështetje e palodhur për shumë njerëz.

Por kontributi i Mirelës nuk ndalet këtu. Ajo është një mendimtare dhe një frymëzuese që sheh përtej kufijve të profesionit të saj. Me një vizion të qartë për një Qendër Kulturore në Londër, ajo ëndërron një hapësirë ku të rinjtë dhe njerëzit me përvojë të ndryshme mund të bashkohen, të shkëmbejnë ide dhe të diskutojnë për projekte të përbashkëta për mirëqenien e komunitetit tonë. Kjo qendër do të jetë një vend ku do të fliten dhe zgjidhen shqetësimet e komunitetit shqiptar, duke u bërë një urë midis Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës.

Mirela është një personazh që na kujton fuqinë e dashurisë, respektit dhe bashkëpunimit. Mesazhi i saj për të gjithë shqiptarët është i qartë dhe i fuqishëm: “Ne jemi një komb, një gjak, një flamur. Mundohuni të edukoni egoizmin tuaj për mirën e njëri-tjetrit dhe të Atdheut.” Ajo na fton të ndërtojmë rrugë të forta për brezat e ardhshëm, duke lënë pas mentalitetin e “vuajta, le të vuajë edhe ai”.

Me fjalët e Nënë Terezës, të cilat Mirela i përdor si një mesazh përmbyllës, “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë, sesa për bukë.” Kjo është filozofia që e drejton jetën dhe punën e saj.

Mirela Hasani është më shumë se një mjeke; ajo është një udhëheqëse, një ndihmëse dhe një frymëzuese. Nëpërmjet përkushtimit të saj, ajo na kujton se secili nga ne ka fuqinë të ndryshojë botën, një vepër të vogël në një kohë.

 

Previous ArticleLoredana e martuar jashtë BBVIP4? Rozana Radi i zbulon sekretin banores!
Next Article Klarisa Rexhvelaj – “Yjet e Diapsorës”

Related Posts

 “THE DAPPER FOX” VLERËSOHET NË “LONDON HAIR & BEAUTY AWARDS 2026”

May 20, 2026

Bowden Jones Solicitor’s – Precision in Every Case

April 13, 2026

Precision. Trust. Results. — The Lexington Ashworth Way

April 13, 2026

Central Chambers Law – When Every Minute Counts

April 13, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Shakira flet për plagët e tradhtisë: Mendova se isha më e dobët se ç’jam në të vërtetë
  • Poem i bën bashkë sërish! Ledri dhe Sara pranë njëri-tjetrit në ditën e veçantë
  • Palermo e blinduar, 300 VIP-a/ Zbulohen detaje të reja nga superdasma e Dua Lipës në Siçili
  • “Kunjë për Indrin?” Vanesa Sono zbulon fragmentin e këngës së re
  • Sa shumë është rritur! Meghan Markle dhe Princ Harry festojnë ditëlindjen e 5-të të vajzës së tyre Lilibet
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Shakira flet për plagët e tradhtisë: Mendova se isha më e dobët se ç’jam në të vërtetë

Shakira ka ndarë së fundmi detaje të rralla mbi periudhën e vështirë që përjetoi pas…

Poem i bën bashkë sërish! Ledri dhe Sara pranë njëri-tjetrit në ditën e veçantë

June 4, 2026

Palermo e blinduar, 300 VIP-a/ Zbulohen detaje të reja nga superdasma e Dua Lipës në Siçili

June 4, 2026

“Kunjë për Indrin?” Vanesa Sono zbulon fragmentin e këngës së re

June 4, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?