Modelja e njohur, Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Orinda Hutës, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.
Siç dihet Adrola ka një djalë nga ish-lidhja e saj me Adis Patushin, i cili quhet Troi. Modelja ka rrëfyer për herë të parë kur mori vesh se ishte shtatzanë me djalin dhe dëshironte ta abortonte. Kjo sepse Adrola ishte shumë e re dhe në kulmin e karrierës së saj në modeling.
Adrola ka zbuluar edhe një sekret për gratë pas lindjes që kujdesen për trupin e tyre dhe nuk duan të mbeten shenjat e shtatzanisë pas lindjes. Modelja ka treguar se ka përdorur një korse të gomuar për 2 muaj për të ndaluar varjen e lëkurës apo trijat në zonën e barkun dhe pas përdorimit të saj nuk kishte shenja në zonën e barkut.
Më thanë sapo të lind djali pas 3 ditësh, mbaj një korse të gomuar të palestrës dhe do jetë shumë e mire. Unë ditën e tretë e vura dhe e kam mbajtur për dy muaj dhe nuk e kam hequr kurrë nga trupi vetëm në dush dhe unë kam humbur peshë dhe barku im nuk dallohesh që kisha lindur, as strija asgjë…