• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

October 14, 2025

Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

October 14, 2025

Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)

October 14, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime
LIFESTYLE

Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

October 14, 2025No Comments3 Mins Read

Intimiteti nuk ka të bëjë vetëm me kontaktin fizik, ai përfshin lidhjen emocionale, respektin, komunikimin dhe sinqeritetin. Çdo marrëdhënie e shëndetshme duhet t’i ketë këto katër shtylla në mënyrë që të funksionojë në të gjitha nivelet Shpesh, gratë nuk nxisin intimitetin për disa arsye të ndërlidhura. Ekspertët theksojnë se është ideale që për këto tema të flitet jashtë dhomës së gjumit, në një atmosferë neutrale, për shembull gjatë një darke të përbashkët.

Me këto këshilla është më e lehtë të kuptoni mungesën e interesit të saj për të marrë hapin e parë. Ja 5 arsyet më të sinqerta pse gruaja nuk nis intimitetin:

1. Ajo ka nevojë fillimisht për intimitet të vërtetë

Trupi i gruas ka nevojë për butësi dhe afeksion për t’u hapur plotësisht. Nëse ajo ka shprehur se i mungon lidhja ose afërsia emocionale dhe ju ndjeni që po tërhiqet, është krejtësisht e kuptueshme pse nuk merr iniciativën ose pse mund të refuzojë. Përse të bëhet e ndjeshme në mënyrën më intime me dikë me të cilin nuk ndihet e sigurt dhe e lidhur? Intimiteti kërkon kohë, ndërsa rindërtimi i tij kërkon edhe më shumë durim.

2. Ajo mendon se partneri nuk është i gatshëm

Egoja e një gruaje mund të jetë po aq e brishtë sa e një burri, veçanërisht kur bëhet fjalë për intimitetin. Shumë gra janë rritur duke besuar se nëse hedhin ato hapin e parë, mund të konsiderohen “të lehta”. Prandaj, nëse burri nuk tregon iniciativë, ato shpesh mendojnë se nuk janë tërheqëse, nuk duken bukur ose kanë bërë diçka gabim. Për të shmangur ndjesinë e refuzimit, preferojnë të mos e nisin fare intimitetin, shkruan Your Tango, përcjell Telegrafi.

3. Kur ndihen të detyruara, humbin dëshirën

Është e vështirë të dëshirosh diçka kur gjithmonë të paraqitet si detyrim. Nëse intimiteti shihet si një “obligim”, gruaja nuk do të ndiejë dëshirën ta nisë vetë. Për të është e rëndësishme të ketë hapësirë dhe liri për ta shprehur dëshirën në mënyrë të natyrshme.

4. Intimiteti i njëanshëm e largon

Gratë duan ndjenjë dhe pasion reciprok. Nëse duket se intimiteti është njëanshëm dhe nuk respekton nevojat e saj, ajo nuk ka arsye ta nisë vetë. Ashtu si një bisedë që bëhet e mërzitshme kur flet vetëm njëra palë, edhe intimiteti pa reciprocitet nuk ka kuptim për të.

5. Nuk di si ta shprehë

Shumë gra e dinë që do të ishte mirë të nxisnin marrëdhënie intime, por nuk dinë si ta bëjnë. Frika se mund të duken të sikletshme, të mos kuptohen si duhet ose të refuzohen, i bën të hezitojnë. Për disa, ideja e marrjes së iniciativës duket si një terren i pasigurt dhe madje frikësues.

Previous ArticleKjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

Related Posts

Kujdes! Përdorimi i telefonit në errësirë totale mund të dëmtojë sytë përjetësisht!

October 13, 2025

Si të menaxhojmë stresin në punë dhe në jetën personale, ja disa mënyra

October 13, 2025

Një tunel sekret i përdorur dikur nga perandorët po hapet nën Kolose

October 11, 2025

Trafiku më i dendur në botë/ Makinat qëndruan deri në 24 orë në radhë në autostradën me 36 korsi (VIDEO)

October 10, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime
  • Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!
  • Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)
  • Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
  • Bella Hadid: Ju që luftoni çdo ditë me ankthin, nuk jeni vetëm
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

Intimiteti nuk ka të bëjë vetëm me kontaktin fizik, ai përfshin lidhjen emocionale, respektin, komunikimin…

Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

October 14, 2025

Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)

October 14, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

October 14, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?