Modelja e njohur Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë vendosur të bëjnë hapin e madh në marrëdhënien e tyre. Çifti ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar disa foto magjike nga fejesa e tyre.
Në një prej shkrepjeve, Jori shfaqet rrezëllitëse duke treguar unazën e bukur me diamant, ndërsa në një tjetër Fred e puth në faqe, dhe lumturia e modeles është e qartë për t’u parë.
Mbishkrimi që shoqëron postimet e tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “X SEMPRE” – “Përgjithmonë”.
Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive.
