Në episodin e radhës të Mam nga Orinda Huta, historia nuk nis me një të ftuar thotë ajo por me një dashuri të madhe. Përballë moderatores është gjysma e saj Turjani, të cilët ndanë për publikun rrugëtimin e tyre emocionues drejt mrekullisë së të qenit prindër.
Në promon e publikuar në rrjete sociale e cila nis me disa pamje ekskluzive të dasmës së tyre, ata treguan për netët e gjata të pritjes, humbjet që përjetuan dhe momentet e frikës, deri te momenti kur zemra e bebes së tyre u ndal dhe ata mbetën me një boshllëk që nuk e dinin si ta mbushnin. Pas disa vitesh, fjala “IVF” u bë pjesë e jetës së tyre, duke i vënë përballë njëri-tjetrit dhe sfidave të mëdha. Por, përfundimisht, drita e ardhur nga Atara solli përgjigjen më të bukur që Zoti mund t’u jepte. Në sfond dëgjohet dhe një këngë e Produkt 28, dhe fjalët e Turjan Hysko që përmbledhin emocionet që mori kur Atara erdhi në jetën e tij.
Më tej vijon Orinda rrëfeu emocionet e saj:
“Një muaj e gjysmë pas Covid-it, unë mbetem shtatzënë… Këtë punë e ka vetëm Zoti në dorë.”
Turjani kujtoi momentet e vështira gjatë IVF-së:
“Më dërgove një mesazh ku më the që bebit nuk i rreh më zemra… por ja, Zoti na e dha mrekullinë.”
Ata ndanë edhe detaje të përditshmërisë së tyre si prindër, duke treguar se Atara i ngjan më shumë babit dhe se tashmë e sjellin në krevat dhe luajnë bashkë çdo ditë, ndërsa Orinda dhe Turjani e kujtojnë me dashuri çdo hap të këtij rrugëtimi.
