• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»E ëma i tregoi se po ndahej nga jeta, Pirro Çako: Më tha pemës po i fiken dritat
SHOW BIZ

E ëma i tregoi se po ndahej nga jeta, Pirro Çako: Më tha pemës po i fiken dritat

December 14, 2025No Comments2 Mins Read

I ftuar në emisionin “Podkastro” me Kastro Zizon në Vizion Plus, Pirro Çako ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera për jetën e tij personale, duke folur hapur për humbjen e së ëmës, Luiza Çako, e cila u nda nga jeta në shtator të këtij viti.

Gjatë bisedës, artisti u ndal te kënga që i ka dedikuar asaj, “Nënë, më mungon”, duke zbërthyer kuptimin e disa vargjeve që mbajnë një ngarkesë të fortë emocionale. Një prej tyre, “dritat e pemës s’ka kush mi ndriçon”, lidhet drejtpërdrejt me një kujtim shumë personal mes tij dhe së ëmës.

Pirro tregoi se vite më parë i kishte blerë nënës një “pemë jete”, të cilën ajo e mbante gjithmonë pranë, sidomos gjatë periudhave të vështira shëndetësore. Sipas tij, pema ishte kthyer në një simbol shprese, si një shenjë force dhe mbrojtjeje. “Ishte sikur ajo pemë e ruante, sikur Zoti e mbante”, rrëfeu ai.

Momenti më tronditës erdhi kur e ëma, pas pesë vitesh, i foli për herë të parë për dritat e pemës. Ajo i tha se po i dukej sikur dritat po fikeshin dhe se kishin mbetur shumë pak ndezur. Pirro tregoi se në atë çast e kuptoi mesazhin e heshtur që ajo po përpiqej t’i përcillte. Kur u afrua për ta parë nga afër, pa se vërtet vetëm një pjesë e vogël e dritave funksiononte ende.

Vetëm një javë më pas, Luiza Çako u nda nga jeta. Pirro tha se ky kujtim i është rikthyer natyrshëm ndërsa ishte pranë pianos, duke u shndërruar në frymëzim për vargjet e këngës.

“Tani që ajo s’është më, s’ka kush të m’i ndezë dritat e bredhit”, u shpreh ai, duke shtuar se ata ia mbanin njëri-tjetrit dritat ndezur derisa u fikën përgjithmonë.

Previous ArticleAustria ndalon mbulimin me shami për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg
Next Article Tradita e çuditshme daneze: Kanellë mbi kokë për ata që kanë mbetur beqarë në ditëlindjen e 25-të!

Related Posts

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?