Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, ka ndarë detaje nga jeta personale dhe marrëdhënia me partneren e tij, Eronitën. Blero rrëfeu emocionet e njohjes me Eronitën dhe reagimet që ka shkaktuar diferenca prej 17 vitesh mes tyre në rrjetet sociale. Ai theksoi se për të më e rëndësishme është maturia dhe mënyra se si funksionon çifti në jetën e përditshme.
Rudina Magjistari: Një nga gjërat që është komentuar në lidhjen tuaj është edhe diferenca në moshë, që për dikë mund të duket shumë, kurse për një tjetër varet se si e mendon gjithsesi. Është shumë individuale mendoj këndvështrimi për diferencën në një çift, se vare se çfarë mendon të rëndësishme në atë që i lidh dy njerëz bashkë. Ju keni 17 vite diferencë…
Blero Muharremi: Eronita edhe pak i mbush 30 vjet dhe për moshën që ka është jashtëzakonisht e pjekur. Nuk mund të funksiononte me mua nëse nuk do të kishte qenë e pjekur në atë nivel.
Rudina Magjistari: Më vonë kur të kalojnë shumë vite me njëri-tjetrin mendon se kjo diferencë do të ndihmojë, do shuhet?
Blero Muharremi: Për ne meshkujt është më mirë, në kuptimin që ke një partnere që është më e re dhe fizikisht është më mirë. Realisht unë mendoj që mashkulli duhet të jetë pak më i moshuar. Ndoshta ne kemi pak më shumë. Kjo është e natyrshme. Ama dashurisë nuk i dihet. Ne kemi 17 vite diferencë ama, kur të ulesh me ne mendon që jemi në të njëjtën moshë, nga muhabetet që bëjmë dhe mënyra se si jemi me njëri-tjetrin.
