Gjatë spektaklit të dytë të Ferma VIP 3, moderatorja Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjet pas një deklarate të bërë gjatë transmetimit live.
Në një moment debati me një prej banorëve, Akil Varfi, teksa po flitej për tensionet dhe debatet brenda shtëpisë, ajo përdori shprehjen: “ke marrë pak si pushka e jevgut”, e cila u konsiderua e papërshtatshme nga një pjesë e publikut.
Menjëherë pas transmetimit, në rrjete sociale nisën reagime të shumta, ku disa përdorues e kritikuan ashpër përdorimin e shprehjes, duke e cilësuar diskriminuese dhe të pavend për ekranin televiziv. Komentet varionin nga “Kujdes me shprehjet” deri te kritika më të forta ndaj përdorimit të gjuhës në televizion.
Pak çaste më vonë, Arbana Osmani kërkoi falje publike, duke sqaruar se nuk kishte pasur aspak qëllim ofendues dhe se shprehja ishte përdorur pa konotacion diskriminues.
Sipas saj, situata erdhi në një moment debati intensiv dhe të zgjatur në studio, ku diskutimet po zhvilloheshin me shumë tension dhe mungesë respekti ndaj minutazhit dhe publikut.
