Laura Pausini, këngëtarja e njohur italiane është përballur me një situatë të jo të favorshme shëndetësore, duke u detyruar të ndërpresë përkohësisht performancën në skenë gjatë një koncerti në Ekuador.
Ngjarja ka ndodhur përpara rreth 8 mijë spektatorëve, ku këngëtarja ka përdorur një maskë oksigjeni për shkak të lodhjes. Gjatë koncertit, artistja ka ndjërë vështirësi në frymëmarrje dhe ka vendosur të ndalonte koncertin për disa minuta, duke kërkuar ndihmë mjekësore në skenë.
Pusini nuk u tërhoq prapa skenës për të marrë ndihmën shëndëtësore prapa skenës, por zgjodhi transparencën, duke vendosi maskën e oksigjenit përpara syrit të publikut. Ylli italian e ka marrë me sportivitet situatën ,duke e ulur tensionin e situatës e krijuar me shaka, ndërsa fansat e pritën reagimin e saj me duartrokitje dhe mbështetje. Videoja e momentit, është filmuar nga të pranishmit dhe ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Ajo që ra në sy përpos situatës jo fort të zakontë, ishte aftësia e Pausinit për të ruajtur qetësinë dhe menaxhuar me profesionalizëm rastin ne fjalë.
