• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: Ishte në Tiranë me partneren e re

July 22, 2026

Telefonata 7-orëshe dhe një puthje pasionante që tha gjithçka: Brikena e Mateo shuajnë zërat për ndarje

July 22, 2026

Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda

July 22, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: Ishte në Tiranë me partneren e re
SHOW BIZ

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: Ishte në Tiranë me partneren e re

July 22, 2026No Comments4 Mins Read

Modelja shqiptare Ajsel Abazi ka ndarë një reagim të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, ku ka folur për raportin me ish-partnerin e saj, futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një djalë.

Dyshja u bë prind për herë të parë në vitin 2023. Në postimet e publikuara në InstaStory, Abazi theksoi se nuk e ka pasur zakon t’i bëjë publike çështjet personale, por këtë herë ka vendosur të flasë, pasi sipas saj bëhet fjalë për mirëqenien e fëmijës.

“Nuk kam qenë kurrë nga ata njerëz që zgjedhin t’i nxjerrin historitë personale në rrjetet sociale. Kam besuar gjithmonë se disa gjëra duhen zgjidhur larg syve të të tjerëve. Por ka momente kur heshtja nuk është më forcë, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka zë për të treguar atë që ndien”, shkroi ajo.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Modelja sqaroi se reagimi i saj nuk lidhet me faktin që Grezda ka vazhduar jetën personale apo ka krijuar një marrëdhënie të re. Sipas saj, shqetësimi qëndron te mungesa e vëmendjes dhe e pranisë së vazhdueshme në jetën e djalit të tyre.

“Nuk më shqetëson fakti që babai i Kianit ka zgjedhur të vazhdojë jetën e tij apo që ka një partnere të re. Çdo njeri ka të drejtë të gjejë lumturinë e tij. Ajo që më dhemb është kur krijimi i një jete të re bëhet arsye që fëmija të mos jetë më prioritet”, u shpreh Abazi.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Ajo tregoi se kishte dëshiruar që, edhe pas ndarjes, djali të rritej me praninë dhe bashkëpunimin e të dy prindërve. Megjithatë, sipas saj, për shkak të mosrespektimit të kufijve mes rolit të prindërve dhe marrëdhënies së tyre të mëparshme, kishte vendosur ta kufizonte komunikimin me ish-partnerin.

Ajsel Abazi pretendoi se dera ka qenë gjithmonë e hapur që babai dhe djali të kalojnë kohë së bashku, por takimet, sipas saj, kanë qenë të rralla.

“Ka një dallim të madh mes të qenurit prind biologjik dhe të qenurit prind i pranishëm. Një fëmijë nuk mat dashurinë me dhurata apo premtime, por me kohën, praninë dhe përkushtimin”, shkroi ajo.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Në vijim të reagimit, modelja përmendi edhe mungesën e Grezdës në trevjetorin e lindjes së djalit. Ajo deklaroi se futbollisti kishte qenë në Tiranë vetëm pak ditë përpara ditëlindjes, por nuk kishte qëndruar për festën e të birit.

“Të mungosh në trevjetorin e ditëlindjes së djalit tënd, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë ke qenë në Tiranë me partneren tënde, është një mungesë që nuk mbulohet me justifikime. Të gjesh kohë për dy javë pushime, por të thuash se nuk ke mundësi ta marrësh djalin tënd qoftë edhe për disa ditë në plazh, është një zgjedhje”, shkroi Abazi.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Ajo shtoi se më e dhimbshme për të kishte qenë momenti kur djali, vetëm tre vjeç, ishte njohur me partneren e re të babait si “gruaja e babit”, në një periudhë kur, sipas saj, po përpiqej të kuptonte mungesën e tij.

Pavarësisht zhgënjimit të shprehur publikisht, Abazi theksoi se e ka rritur djalin me dashuri dhe respekt për të atin dhe se nuk ka dashur asnjëherë që problemet mes tyre të ndikojnë në marrëdhënien babë e bir.

“Një fëmijë nuk duhet të mbajë peshën e marrëdhënies së prindërve të tij. Ajo që dua është që kjo dashuri të ketë mundësinë të ushqehet edhe nga prania, jo vetëm nga mungesa dhe pritja”, vijoi ajo.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Në përfundim, modelja sqaroi se postimi nuk kishte për qëllim të nxiste urrejtje apo të gjykonte dikë, por të përcillte një mesazh për përgjegjësinë prindërore pas përfundimit të një marrëdhënieje.

“Ndarja e një çifti nuk duhet të jetë kurrë ndarja e një prindi nga fëmija i tij. Marrëdhëniet mbarojnë, por përgjegjësia dhe dashuria për një fëmijë duhet të mbeten të pandryshuara”, përfundoi ajo.

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros

Deri në këto momente, Eros Grezda nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ish-partneres së tij

Previous ArticleTelefonata 7-orëshe dhe një puthje pasionante që tha gjithçka: Brikena e Mateo shuajnë zërat për ndarje

Related Posts

Telefonata 7-orëshe dhe një puthje pasionante që tha gjithçka: Brikena e Mateo shuajnë zërat për ndarje

July 22, 2026

Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda

July 22, 2026

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

July 22, 2026

Michael Olise në qendër të një skandali, 34-vjeçarja pretendon se ka fëmijë me të

July 22, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: Ishte në Tiranë me partneren e re
  • Telefonata 7-orëshe dhe një puthje pasionante që tha gjithçka: Brikena e Mateo shuajnë zërat për ndarje
  • Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda
  • Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram
  • Michael Olise në qendër të një skandali, 34-vjeçarja pretendon se ka fëmijë me të
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Mungoi në 3-vjetorin e djalit, Ajsel Abazi shpërthen ndaj Eros Grezdës: Ishte në Tiranë me partneren e re

Modelja shqiptare Ajsel Abazi ka ndarë një reagim të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale,…

Telefonata 7-orëshe dhe një puthje pasionante që tha gjithçka: Brikena e Mateo shuajnë zërat për ndarje

July 22, 2026

Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda

July 22, 2026

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

July 22, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?