• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Studimi që po bën bujë: Një gotë birrë në ditë mund të përmirësojë shëndetin e trurit

November 13, 2025

Ish-banori i BBV 2 tregon sekrete intime: Me të dashurën u takuam lakuriq, debate të forta për veshjen

November 13, 2025

“Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar”, Ilirjani flet për situatën e rënduar të Parashqevi Simakut

November 13, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»MUSIC»Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vitesh: Një rrëfim për jetën, muzikën dhe planet e së ardhmes!
MUSIC

Rikthehet Elvana Gjata pas 3 vitesh: Një rrëfim për jetën, muzikën dhe planet e së ardhmes!

May 4, 2021No Comments3 Mins Read

Elvana Gjatën e shohim rrallë nëpër studio televizive të japë intervista. Pas thuajse 3 vitesh, që nga intervista e saj e fundit në “Xing me Ermalin”, këngëtarja u rikthye këtë mbrëmje në Soiree. Në intervistën ekskluzive, ajo foli rreth vështirësive dhe jetës gjatë pandemisë, prapaskenave të “Çelu” dhe planeve të tjera artistike.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Të dëgjoje njerëz që humbnin jetë, ndërkohë që duhet të gjeje frymëzimin që të bëje muzikë, të gjeje qetësinë e brendshme, paqen. Përpiqesha t’i shmangia, por ishte e pashmangshme”, u shpreh Elvana, teksa përmendi se momenti i vështirë për të gjatë pandemisë ishte infektimi i prindërve me Covid.

Gjatë këtij viti pandemik, mes Pirro Çakos dhe Elvanës filloi dhe bashkëpunimi për albumin “Çelu”, për të cilin të dy thanë se qëllimi ishte të bënin “muzikë shqiptare qytetare, të ardhur në një formë të freskët”. Në lidhje me bashkëpunimin, Elvana tha se “është e nderuar të punojë me Pirro Çakon”.

Megjithatë, projekti “Çelu”, fillimisht ishte menduar të publikohej në 8 mars.

“Në fakt këtë projekt doja që t’ia kushtoja gruas shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Ishte një projekt për të cilin kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore dhe ndër njerëzit më kreativë dhe ‘cool’ që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësinë të punoj me të. Projekti, në fillim ka qenë një film muzikor dhe absolutisht që do punojmë që ta bëjmë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë.”

Mes pyetjeve të publikut, bërë nga Instagram, YouTube dhe rrjete të tjera sociale, Elvana i përgjigjet pyetjes “a plakesh ndonjëherë?” me ca sekrete të thjeshta bukurie: Fle mirë, ha vakte të shëndetshme, nuk pi alkool, është vegjetariane, ndonjëherë edhe vegane dhe bën stërvitje rregullisht.

Në pjesën e dytë, intervistës i bashkohet edhe motra e Elvanës, Migena Gjata, soprano me një karrierë të suksesshme në Gjermani, në një rrëfim personal për marrëdhënien e tyre.

Duke rikujtuar fëmijërinë, Migena kujton se ishte ajo që e dalloi se që në moshë të vogël, Elvana ishte e talentuar. Gjatë asaj kohe, Migena ishte ende vetëm një nxënëse e muzikës që përgatitej të studionte në Liceun Artistik. Edhe pse jetojnë në dy vende të ndryshme, Gjermani dhe Shqipëri, largësia nuk ka arritur ta zbehë lidhjen e ngushtë mes tyre.

Kënga “Vendi im” është bashkëpunimi i parë i dy motrave, pjesë e albumit “ÇELU”. Gjatë intervistës, autori i këngës, Pirro Çako, tha se kënga është një dedikim për të atin, por edhe për gjithë njerëzit që ndjejnë mall për dikë që nuk e kanë pranë fizikisht, një dedikim për distancën. Në këtë aspekt, kënga ka një kuptim të veçantë edhe për Elvanën dhe motrën e saj.

Previous ArticleTristan tradhëton sërisht Chloe Kardashian!
Next Article Ironike apo jo Mozzik shprehet është dakord me masat e reja kufizuese në vend

Related Posts

Këto dy vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Eurovizion 2026! Zbuloni kush do të bojkotojë festivalin

September 21, 2025

Priam, resorti luksoz!

October 11, 2024

BEBE REXHA  – Albanian International Trend Excellence

May 18, 2024

Besa Dhuron Dy Bileta për Natën e Gjysmëfinaleve të Eurovisionit…si të përfitosh

April 12, 2024

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Studimi që po bën bujë: Një gotë birrë në ditë mund të përmirësojë shëndetin e trurit
  • Ish-banori i BBV 2 tregon sekrete intime: Me të dashurën u takuam lakuriq, debate të forta për veshjen
  • “Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar”, Ilirjani flet për situatën e rënduar të Parashqevi Simakut
  • Mundësi të shkëlqyera financiare po trokasin në derën e kësaj shenje
  • The Dapper Fox – Aty ku stili bëhet pjesë e personalitetit
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
Uncategorized

Studimi që po bën bujë: Një gotë birrë në ditë mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Një kërkim i realizuar nga Universiteti i Granadas ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe publikut,…

Ish-banori i BBV 2 tregon sekrete intime: Me të dashurën u takuam lakuriq, debate të forta për veshjen

November 13, 2025

“Në mendjen e saj ajo kujton se s’është e divorcuar”, Ilirjani flet për situatën e rënduar të Parashqevi Simakut

November 13, 2025

Mundësi të shkëlqyera financiare po trokasin në derën e kësaj shenje

November 13, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?