Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë tërhequr vëmendjen gjatë një performance të përbashkët, pas një momenti të ndodhur në skenë.
Teksa ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”, moment që është filmuar nga të pranishmit dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.
Xhensila e pret me buzëqeshje deklaratën e reperit, ndërsa momenti ka mjaftuar që videoja të marrë vëmendjen e ndjekësve.
Një moment që duket se i jep më shumë zë “aludimeve” se dyshja janë në një romancë bashkë.
