E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Kleoniki Delijorgji, për të folur më shumë për disa nga deklaratat e saj virale në rrjet, por jo vetëm…
Pak gjëra mund të dijnë njerëzit për ty dhe një ndër to është që ti nuk je një vajzë që dikush mund ta ëndërrojë për ta patur vetëm në krevat. Po, se nuk mund të më kenë në krevat. Unë do bëj seks vetëm me burrin tim. Pikë. Burri im. Nuk e kam gjetur akoma. Mendova se e kisha gjetur, por… Nuk jam virgjëreshë, jam Virgjëreshë në horoskop. Kam kryer marrëdhënie në këtë jetë. Kanë qenë të dashurit e mi.
Çfarë duhet të ketë një djalë për të bërë për vete?
Pikë së pari është ‘intention’, që dikush të ketë pastërtinë që të të shikojë për gjithmonë. Ndoshta nuk ndodh. Ndodh shumë shpesh që martohemi me dikë me dëshirën e pastër dhe të plotë dhe ndahemi më vonë.
Për mua çfarë ka rëndësi është që mashkulli që kam në krah, të më shikojë përtej krevatit, të më shohë si një femër që do ta donte ta kishte përgjithmonë me vete.
Ndodh, s’ndodh.
