Pavarësisht dramave dhe procesit të divorcit, Cardi B dhe Offset kanë vendosur t’i lënë mënjanë mospërputhjet për një moment të veçantë familjar. Ish-çifti i njohur u bë bashkë për të festuar ditëlindjet e dy fëmijëve të tyre, Wave dhe Blossom, në një super festë të organizuar me detaje luksoze.
Me rastin e 5-vjetorit të Wave dhe 2-vjetorit të Blossom, festa u nda në dy tema të veçanta: përralla e Disney për të voglën dhe botën e “Sonic the Hedgehog” për djalin. Cardi B nuk kurseu asgjë për t’u përshtatur me atmosferën, duke u shfaqur e veshur si Minnie Mouse. Me shaka, reperja 33-vjeçare tregoi edhe stendën e ushqimit Chipotle në festë, duke u shprehur se ndonëse nuk ka plane për martesë së shpejti, fëmijët e saj e meritojnë këtë trajtim special.
Nga ana tjetër, Offset ndau gjithashtu pamje nga gëzimi i fëmijëve, ndërsa vajza e tyre e madhe, Kulture, 8 vjeç, dhuroi disa momente argëtuese duke pozuar si modele. Edhe pse të dy ishin të pranishëm në të njëjtin ambient, ata u kujdesën të mos publikonin asnjë imazh apo video së bashku.
Marrëdhënia e tyre ka qenë një ulje-ngritje e vazhdueshme që nga martesa në vitin 2017, e shoqëruar me ndarje të shpeshta dhe akuzat për tradhti që çuan në kërkesën e dytë për divorc në vitin 2024. Ndonëse përplasjet publike nuk kanë munguar, duket se të dy po mundohen të ruajnë një frymë paqësore për hir të fëmijëve të tyre.
