Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partneri i saj. Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’, Françeska ka treguar se është ndarë nga babai i djalit të saj prej shumë kohësh, por pavarësisht kësaj, ata ende e respektojnë njëri-tjetrin.
Madje Françeska është shprehur se ata duhen ende si shokë, duke e cilësuar ish-partnerin e saj si shokun e saj të ngushtë.
“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin.
Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duheni si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen.
Këto janë trillime.
Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”, tha Françeska.
