Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në edicionin e pestë të “Kering Foundation Caring for Women Dinner”, një event bamirës që u mbajt në New York duke mbledhur kështu emra të njohur nga bota e modës, muzikës, filmit dhe artit.
Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan të gjatë të zi nga Gucci, me një dekolte të theksuar duke i dhënë veshjes një pamje veçanërisht elegante dhe të guximshme. Fustani kishte një prerje të ngushtë që ndiqte linjat e trupit të saj, ndërsa materiali me shkëlqim dhe teksturë të ngjashme me lëkurën e gjarprit e bëri këngëtaren të dallonte nga të pranishmit e tjerë.
Ndërkohë “Caring for Women Dinner” organizohet nga Kering Foundation dhe ka për qëllim mbledhjen e fondeve për organizatat që punojnë për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve. Që prej nisjes së tij në vitin 2022, eventi është shndërruar në një prej organizimeve më të rëndësishme gjatë Javës së Modës në New York, duke mbledhur së bashku figura të njohura nga fusha të ndryshme.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
