Dashuria që nisi në “Love Island Albania” duket se po shkruan një tjetër kapitull të bukur familjar. Ueda dhe Arlindi, çifti që fitoi edicionin e parë të reality show-t, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe tashmë kanë zbuluar edhe gjininë e bebit.
Lajmin e ëmbël e kanë ndarë me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre të parë, Amea, në një moment të veçantë familjar.
Përmes festës së organizuar për zbulimin e gjinisë, çifti ka treguar se këtë herë familja do të zgjerohet me një tjetër vajzë. Kështu, Amea shumë shpejt do të ketë një motër me të cilën do të ndajë fëmijërinë, ndërsa Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër për herë të dytë të një vajze.
Historia e çiftit nisi para kamerave, gjatë aventurës së tyre në edicionin e parë të “Love Island Albania”. Njohja e tyre në format u kthye në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ndërsa sot ata kanë krijuar familjen e tyre dhe po presin me emocion ardhjen e anëtares më të re.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
