• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar
SHOW BIZ

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

September 30, 2026No Comments3 Mins Read

Aktori i njohur i Hollywood-it, Tom Cruise, ka folur me shumë superlativa për Kate Middleton dhe Princin William, pas takimit me çiftin mbretëror në premierën e filmit të tij të ri, “Digger”, në Londër.Cruise, 64 vjeç, u pyet për takimin me Princin dhe Princeshën e Uellsit gjatë premierës amerikane të filmit në Los Angeles, të hënën, më 28 shtator. Çifti mori pjesë në premierën botërore në Londër, ku u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe ndoqën filmin e regjisorit Alejandro González Iñárritu.

“Ishte shumë argëtuese të ulesha atje dhe t’i shihja ata duke parë filmin dhe të isha pjesë e gjithë asaj përvoje”, tha Cruise për “Extra”.

Aktori vlerësoi veçanërisht përkushtimin e çiftit, duke i cilësuar si njerëz “të mrekullueshëm” dhe “vërtet argëtues”.

“Kam shumë respekt për ta. Ata janë njerëz të mrekullueshëm, shumë të përkushtuar ndaj vendit të tyre dhe asaj që po bëjnë në botë. Ata janë njerëz të shkëlqyer dhe vërtet argëtues, vërtet qesharakë”, u shpreh ai.

Por vëmendjen e Cruise e ka tërhequr veçanërisht Kate Middleton, për të cilën aktori pati vetëm fjalë të mira.

“Ajo ka një sens humori të shkëlqyer, vërtet të pabesueshëm. Është padyshim shumë inteligjente dhe shumë e këndshme. Të dy janë kaq karizmatikë dhe elegantë. Dhe ai fustan që veshi? I mrekullueshëm, absolutisht i mrekullueshëm”, tha Cruise.

Më pas, aktori bëri edhe një koment me humor për martesën e Princit William me Kate Middleton.

“William bëri mirë. Bravo, zgjedhje e zgjuar. Po, duhet t’i jap merita. Bravo, William. Zgjedhje e zgjuar”, tha Cruise.

Aktori tregoi gjithashtu se Princi William dhe Kate Middleton e kishin pëlqyer filmin dhe i kishin shkruar pas premierës.

“Ata u tronditën dhe u mahnitën dhe më shkruan më vonë: ‘Nuk mund të ndalojmë së menduari për filmin’”, rrëfeu Cruise.

Ky nuk ishte takimi i parë i aktorit me çiftin mbretëror në një premierë filmi. Në maj të vitit 2022, William dhe Kate morën pjesë në premierën londineze të “Top Gun: Maverick”, ku u fotografuan së bashku me Cruise.

Në atë kohë, aktori kishte treguar edhe për disa interesa të përbashkëta me Princin William, duke thënë: “Kemi shumë të përbashkëta. Të dy e duam Anglinë dhe të dy jemi pilotë, të dy e duam fluturimin”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleVictoria Beckham nuk heq dorë nga takat as gjatë stërvitjes, ushtron me taka 10 centimetra të larta
Next Article Iu deshën plot 12 vite, Rita Ora më në fund merr patentën! Pozon me krenari para makinës

Related Posts

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026

Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?

November 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore
  • “Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!
  • Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë
  • Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga
  • Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?
Don't Miss
FASHION

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

Një model që ndërthur rehatinë me elegancën dhe ofron mundësi të shumta kombinimi, nga veshjet…

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?