Në librin e gazetarit Jonathan Van Meter, me titull “Citizen Kim: The Woman who Created the Future” përfshihet një deklaratë e Kim Kardashian ku ajo pretendon se gjatë një udhëtimi në Afrikë, në vitin 2018, një person i drejtoi armën në kokë. Sipas një libri të ri, incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, dyshohet se u bë alarmoi policinë lokale.
Në librin e tij, Van Meter citon Farnaz Farjam, producente ekzekutive e emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, e cila i ka rrëfyer se gjatë atij udhëtimi e kishte kuptuar se sa e rënduar ishte marrëdhënia mes Kim Kardashianit dhe Kanye ë estit.
“Po xhironin në një vend të izoluar në Ugandë, kur Kanye u bë paranojak dhe i shqetësuar”, shkruan Van Meter.
Sipas rrëfimit të Farjamit, ë est dyshohet se e kishte bindur policinë lokale se dikush po përpiqej ta drogonte. Si pasojë, policët kishin mbërritur në vendngjarje me armët e nxjerra dhe, me kërkesën e tij, kishin hyrë me forcë në dhomat e të gjithë anëtarëve të ekipit.
Van Meter shton se, në një moment, “njëri prej policëve ia drejtoi armën Kim Kardashianit në kokë”.
Farjam e ka përshkruar situatën si jashtëzakonisht të tensionuar, duke treguar se ishte detyruar të merrte me qira një avion privat për të larguar ekipin nga vendi.
Sipas librit, Farjam përfundimisht e kishte falur ë estin për incidentin, pasi ai vuan nga çrregullimi bipolar dhe, në atë periudhë, dyshohet se ndodhej në një fazë maniake.
Page Six bëri të ditur se kishte kontaktuar përfaqësuesit e ë estit për të marrë një koment lidhur me këto pretendime, por deri në publikimin e artikullit nuk kishte marrë përgjigje.
