• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

“E putha në ballë, kisha frikë se…”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas 2 vitesh

October 31, 2026

Gjyshja e famshme e TikTok-ut ndërron jetë në moshën 85-vjeçare

October 31, 2026

“Kam qenë në shesh”/ Aurela Gaçe flet për protestën: Përmes vargjeve shpreha atë që ndiej për Shqipërinë, rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

October 31, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“E putha në ballë, kisha frikë se…”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas 2 vitesh
SHOW BIZ

“E putha në ballë, kisha frikë se…”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas 2 vitesh

October 31, 2026No Comments3 Mins Read

Fero ka rrëfyer detaje të pathëna më parë për marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, dhe periudhën e vështirë kur për dy vite nuk pati asnjë kontakt me vajzën e tij. I ftuar të premten në emisionin “Live me Luizin”, këngëtari foli për atësinë, divorcin dhe raportin që ka arritur të ndërtojë sërish me Arbenitën, për hir të vajzës së tyre.

Gjatë bisedës, Fero theksoi se sot mes tij dhe ish-bashkëshortes ekziston një komunikim i mirë dhe se të dy përpiqen ta ruajnë këtë marrëdhënie për të mirën e vajzës.

“Nuk më pëlqen të flas për njerëz që nuk janë prezentë, por unë e kuptoj ku do të dalësh ti, Luiz. Unë me nënën e vajzës sime gëzojmë një raport shumë të mirë. Duam që ta ruajmë këtë raport për hir të vajzës, e cila është duke u rritur”, tha ai.

Këngëtari u ndal edhe te momenti kur u bë baba për herë të parë, duke e cilësuar takimin me të bijën si një nga përjetimet më të veçanta të jetës së tij.

“Ndjesia më e veçantë, që nuk ka fjalë për ta përshkruar, është kur e kam parë vajzën dhe e kam marrë në dorën time. Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Vajza më ka mësuar se unë çdoherë duhet të bëj përpjekje për të ndryshuar veten për të mirën time dhe të jem një shembull më i mirë për të”, u shpreh Fero.

Por momenti më emocional i rrëfimit ishte periudha dyvjeçare gjatë së cilës ai nuk kishte mundësi ta takonte apo të komunikonte me vajzën e tij. Këngëtari tregoi se kjo kishte qenë një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke shtuar se kishte kërkuar ndihmë edhe përmes gjykatës dhe rrjeteve sociale.

“Për dy vite nuk e kam takuar dhe as nuk kam folur në telefon. Ka qenë periudha më e vështirë për mua, sepse ka qenë aq e vështirë si periudhë, saqë sa herë e kam marrë afër zemrës mungesën e vajzës dhe mos-takimin me të, për të mos folur për mungesën e komunikimit dhe mosdijeninë për jetën e vajzës.

Gjatë atyre kohërave, unë kam dalë dhe kam kërkuar ndihmë nëpërmjet gjykatës dhe rrjeteve sociale. Njeriu, kur është i lënduar emocionalisht, mund të gabojë më së shumti, dhe kam gabuar. Kam kërkuar të drejtën time dhe kam përjetuar shumë vështirësi. Njëkohësisht, më ka rënë që njerëzit të fshihen për mua. Kam pasur dhimbje që nuk kam mundur ta takoj vajzën.

Tani kanë kaluar dhe jam falënderues ndaj Arbenitës për bashkëpunimin që kemi tani si prindër për vajzën. Kemi një komunikim shumë të mirë dhe nuk dua tani që të dalë dikush të më sulmojë apo etiketojë me gjëra pa lidhje, që unë ta humbas kontaktin me vajzën time”, rrëfeu ai.

Fero kujtoi gjithashtu takimin e parë me të bijën pas dy vitesh, i cili u realizua në Dubai. Ai tregoi se në atë moment u përball edhe me një ndryshim që e preku emocionalisht: vajza kishte harruar gjuhën shqipe dhe komunikonte vetëm në anglisht.

“Kur e kam takuar për herë të parë, kam shkuar në Dubai. Kisha dy vite pa e parë dhe pa folur me të. Kur flas me të, kishte harruar shqipen fare dhe fliste vetëm anglisht. Aty u mërzita për mamanë time, por tani është mirë”, u shpreh këngëtari.

Në fund, ai ndau edhe emocionet e momentit kur e mori sërish pranë vetes, duke zbuluar se kishte pasur frikë se vajza mund ta kishte harruar.

“E kam puthur në ballë… Nuk më kishte harruar. E kisha frikë se mos më kishte harruar”, përfundoi Fero.

Previous ArticleGjyshja e famshme e TikTok-ut ndërron jetë në moshën 85-vjeçare

Related Posts

Gjyshja e famshme e TikTok-ut ndërron jetë në moshën 85-vjeçare

October 31, 2026

“Kam qenë në shesh”/ Aurela Gaçe flet për protestën: Përmes vargjeve shpreha atë që ndiej për Shqipërinë, rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

October 31, 2026

Elijona zbulon arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës

October 31, 2026

Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari

October 31, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • “E putha në ballë, kisha frikë se…”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas 2 vitesh
  • Gjyshja e famshme e TikTok-ut ndërron jetë në moshën 85-vjeçare
  • “Kam qenë në shesh”/ Aurela Gaçe flet për protestën: Përmes vargjeve shpreha atë që ndiej për Shqipërinë, rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend
  • Elijona zbulon arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës
  • Fero në Big Brother? Zbulon kushtin që ka këngëtari
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

“E putha në ballë, kisha frikë se…”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas 2 vitesh

Fero ka rrëfyer detaje të pathëna më parë për marrëdhënien me ish-bashkëshorten, Arbenita Ismajli, dhe…

Gjyshja e famshme e TikTok-ut ndërron jetë në moshën 85-vjeçare

October 31, 2026

“Kam qenë në shesh”/ Aurela Gaçe flet për protestën: Përmes vargjeve shpreha atë që ndiej për Shqipërinë, rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend

October 31, 2026

Elijona zbulon arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës

October 31, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?