• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra

November 4, 2026

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

November 4, 2026

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

November 4, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë
SHOW BIZ

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

November 4, 2026No Comments2 Mins Read

Paris Jackson, vajza e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka nisur një betejë ligjore për të përfituar 600 milionë dollarë nga pasuria e të atit. Ajo ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, duke akuzuar administratorin shumëvjeçar të trashëgimisë, John Branca, se po pengon fëmijët e këngëtarit të kenë akses në paratë që u takojnë.

Në një padi të re, Paris kërkon që shuma prej 600 milionë dollarësh të transferohet në fondin familjar të trashëgimisë Michael Jackson Family Trust. Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye ligjore që këto para të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, më shumë se 17 vjet pas vdekjes së babait të saj.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, kërkesa është depozituar më 29 tetor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it. Paris kërkon që gjykata të urdhërojë shpërndarjen paraprake të 600 milionë dollarëve në fondin familjar, i cili është krijuar për të dhe dy vëllezërit e saj, Prince, 29 vjeç, dhe Bigi, 24 vjeç.

Ajo pretendon se, pavarësisht se administrimi i pasurisë së Michael Jackson ka gjeneruar miliarda dollarë të ardhura dhe ka grumbulluar qindra miliona dollarë në para të gatshme, fondi që duhet të përfitojnë fëmijët e tij ende nuk është financuar.

Akuzat ndaj administratorit të trashëgimisë

Në kërkesën e saj, Paris Jackson akuzon John Brancën, ekzekutorin e testamentit të këngëtarit, se ushtron kontroll të tepruar mbi tre fëmijët e Michael Jackson, duke vendosur vetë se kur dhe nëse ata do të marrin para nga trashëgimia.

Branca është avokat dhe president i kompanisë The Michael Jackson Company. Ai ishte punësuar fillimisht nga mbreti i popit në vitin 1985. Në vitin 2006 u largua nga ekipi i bashkëpunëtorëve të Jackson për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, për t’u rikthyer në vitin 2009, vetëm tetë ditë para vdekjes së këngëtarit.

Paris pretendon se, kur nisi të kundërshtonte mënyrën e administrimit të trashëgimisë vitin e kaluar, duke ngritur pikëpyetje edhe për ato që i cilësoi si dhurata jashtë detyrimeve kontraktuale të Brancës për bashkëpunëtorët e tij, u përball me veprime agresive ligjore dhe sulme publike.

Ajo pretendon gjithashtu se, pas këtyre kundërshtimeve, shumat e parave që u jepeshin asaj dhe vëllezërve të saj u reduktuan me miliona dollarë.

“Ky qëndrim dhe kjo mënyrë administrimi nuk duhet të vazhdojnë më”, thuhet në kërkesën e paraqitur në gjykatë.

Previous ArticleXhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund
Next Article Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra

Related Posts

Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra

November 4, 2026

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

November 4, 2026

Ariana Grande rikthehet te ish-partneri, publikon momente romantike

November 4, 2026

Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e b*llizmit nga një grup vajzash shqiptare

November 4, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra
  • Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë
  • Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund
  • Ariana Grande rikthehet te ish-partneri, publikon momente romantike
  • Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e b*llizmit nga një grup vajzash shqiptare
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra

Këngëtarja Ronela Hajati i është bashkuar trendit të fundit në TikTok, ku një filtër pretendon…

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë

November 4, 2026

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

November 4, 2026

Ariana Grande rikthehet te ish-partneri, publikon momente romantike

November 4, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?