Këngëtarja Ronela Hajati i është bashkuar trendit të fundit në TikTok, ku një filtër pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit. Rezultati që i doli këngëtares ishte sa i papritur, aq edhe komik.
“Mirëmbrëma, do ju tregoj sot për burrin me të cilin jam lidhur”, e nis Ronela videon, përpara se filtri t’i caktonte një mashkull 34-vjeçar, 126 centimetra të gjatë dhe me peshë 198 kilogramë. Sipas rezultatit të efektit, ai ishte president dhe i martuar.
E habitur nga përfundimi, këngëtarja nuk i kurseu batutat: “Qenkam dashnorja e presidentit të Mongolisë”, tha ajo duke qeshur.
Por surpriza nuk përfundoi këtu. Filtri i zbuloi edhe shkronjën e parë të emrit të partnerit të saj të supozuar, e cila ishte S. Përgjigjja e Ronelës ishte e menjëhershme: “Suliko”, duke shpërthyer sërish në të qeshura.
Një tjetër video humoristike e këngëtares, e cila vendosi ta marrë me sportivitet trendin viral të rrjetit social.
