• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Pse nuk duhet ta braktisni adresën e vjetër të emailit? Rreziku që mund t’ju ekspozojë ndaj vjedhjes së identitetit

November 5, 2026

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

November 5, 2026

Në gjak u gjetën…/Rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

November 5, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet
SHOW BIZ

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

November 5, 2026No Comments3 Mins Read

Një letër private e Brigitte Bardot, e shkruar në vitin 2022, ka zbuluar pakënaqësinë e thellë të aktores franceze ndaj bashkëshortit të saj, Bernard d’Ormale.

“Për 30 vjet, më ke shkatërruar me durim, ditë pas dite”, i shkruante ajo, në një mesazh ku shprehte zhgënjimin për mungesën e dashurisë dhe mbështetjes gjatë martesës së tyre.

Aktorja nuk i la asgjë në testament bashkëshortit të saj prej 33 vitesh. Pas vdekjes së saj, në moshën 91-vjeçare, në dhjetor të vitit të kaluar, Bernard d’Ormale u detyrua të largohej nga vila La Madrague në Saint-Tropez. Letra, e publikuar nga gazeta Le Figaro, përshkruan një marrëdhënie të mbushur me pakënaqësi. Në të, Bardot shkruante se kishte nevojë për një njeri që t’i ofronte butësi, mbështetje dhe të ndante me të gëzimet dhe dhimbjet e jetës.

Sipas The Times, në letër, aktorja shprehet: “Sot kam arritur limitin absolut të vuajtjes sime. Të dhashë gjithçka. Dashurinë time, nevojën time të brendshme për një shok që do të më kthente dashurinë, do të ndante gëzimin tim, dhimbjen time të madhe, që do të më shoqëronte në rrugën time të fundit në jetë, që do të ishte i lumtur me mua, duke pirë një kafe ose një gotë verë të kuqe, me miqtë, që do të më çonte për një udhëtim me makinë për të më larguar mendjen nga gjërat, që do të buzëqeshte për jetën që i ofroj. Duke buzëqeshur!”

Pavarësisht këtyre pakënaqësive, çifti vazhdoi të jetonte së bashku deri në vdekjen e saj. Madje, d’Ormale kishte deklaruar se gjatë shtrimit të aktores në spital kishte fjetur në një dyshek në dhomën e saj. Publikimi i letrës ka shkaktuar reagimin e avokates së tij, Aurélie-Caroline Vieugué, e cila ka vënë në pikëpyetje autenticitetin e dokumentit.

“Klienti im është i shkatërruar nga kjo letër. Është jashtëzakonisht e dhunshme”, deklaroi ajo, duke shtuar se d’Ormale nuk kishte qenë kurrë në dijeni të ekzistencës së saj.

Avokatja ngriti gjithashtu dyshime, pasi sipas saj, Bardot zakonisht i nënshkruante letrat me një margaritë, ndërsa në këtë dokument mungon një shenjë e tillë. Megjithatë, ajo nuk e cilësoi letrën si të falsifikuar. Përplasja është thelluar edhe për shkak të trashëgimisë. Sipas fondacionit të aktores, testamenti përcaktonte largimin e bashkëshortit nga vila La Madrague. Pjesën më të madhe të pasurisë Bardot ia la fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa pjesën tjetër djalit të saj, Nicolas-Jacques Charrier.

D’Ormale e ka cilësuar largimin nga vila si të padrejtë, duke deklaruar: “Kam jetuar atje për 35 vjet dhe më kanë dëbuar.”

Ndërkohë, fondacioni pretendon se prona është në pronësi të organizatës që prej vitit 1992. D’Ormale, i cili ishte edhe kryetar i fondacionit për një periudhë më pak se njëvjeçare, u largua nga ky pozicion në shtator.

Historia e Brigitte Bardot, një prej ikonave më të njohura të kinemasë franceze, rikthehet kështu në qendër të vëmendjes për shkak të letrës së diskutueshme, testamentit dhe konfliktit për vilën ku ajo jetoi për dekada.

Previous ArticleNë gjak u gjetën…/Rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis
Next Article Pse nuk duhet ta braktisni adresën e vjetër të emailit? Rreziku që mund t’ju ekspozojë ndaj vjedhjes së identitetit

Related Posts

Në gjak u gjetën…/Rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

November 5, 2026

Cardi B emocionon me dedikimin për ditëlindjen e parë të djalit: Ti ndriçon jetën time

November 5, 2026

“Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton tronditëse

November 5, 2026

Ronela Hajati zbulon “partnerin” e saj: 34-vjeçar dhe 126 centimetra

November 4, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Pse nuk duhet ta braktisni adresën e vjetër të emailit? Rreziku që mund t’ju ekspozojë ndaj vjedhjes së identitetit
  • Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet
  • Në gjak u gjetën…/Rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis
  • Cardi B emocionon me dedikimin për ditëlindjen e parë të djalit: Ti ndriçon jetën time
  • “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton tronditëse
Don't Miss
Teknology

Pse nuk duhet ta braktisni adresën e vjetër të emailit? Rreziku që mund t’ju ekspozojë ndaj vjedhjes së identitetit

Nëse e shkruani adresën tuaj të emailit diku në internet, nuk mund të jeni të…

Brigitte Bardot lë jashtë testamentit bashkëshortin/ Zbulohet letra e saj e shkruar para 4 vitesh: Më ke shkatërruar për 30 vjet

November 5, 2026

Në gjak u gjetën…/Rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

November 5, 2026

Cardi B emocionon me dedikimin për ditëlindjen e parë të djalit: Ti ndriçon jetën time

November 5, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?