Fituesja e BBVA, Selin Bollati ka ndarë në Instagram një moment nga përditshmëria me DJ Gimbon, ku romantizmi ndërthuret me humorin.
Në story-n e publikuar prej saj, Gimbo shfaqet duke pirë çaj nga një filxhan i personalizuar me një fotografi të çiftit duke u puthur. Pikërisht ky detaj e ka frymëzuar Selinën të ndajë një “këshillë” me ndjekësit.
“Çajin duhet ta pish në filxhan me foton e dashurisë tënde. Është dorë më një, të nesërmen je në këmbë!!”, shkruan ajo, duke e shoqëruar batutën me emoji të të qeshurës.
Kështu, një moment i zakonshë është kthyer në një dedikim të ëmbël për historinë e tyre: puthja e Selinës dhe Gimbos është stampuar edhe në filxhanin e çajit.Marrëdhënia e çiftit, e cila nisi gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, ka vijuar edhe jashtë shtëpisë. Në një intervistë për “Wake Up” në tetor, Selin tregoi se ata po bashkëjetojnë në Tiranë dhe se ky hap erdhi natyrshëm, pa një vendim të planifikuar paraprakisht.
Ajo shpjegoi se, mes angazhimeve të ndryshme profesionale, shtëpia është vendi ku gjejnë kohën për të qenë bashkë.

