Shëndeti i lëkurës dhe kujdesi për pamjen janë dy aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë. Në Klau’Ra Medical Clinic sjell shërbime në tri fusha: alergologji, dermatologji dhe mjekësi estetike. Nën drejtimin e Dr. Klaudia Leçinit, alergologe me formim MSc në Dermatologji dhe specializim në Mjekësinë Estetike, klinika ofron trajtime për probleme të ndryshme të lëkurës, alergji dhe nevoja estetike.
Në fushën e alergologjisë, pacientët mund të marrin ndihmë për identifikimin dhe trajtimin e alergjive, ndërsa dermatologjia përfshin kontrollet dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe mjekësisë estetike, ku ofrohen trajtime për rrudhat, njollat dhe pigmentimin, aknet dhe shenjat e tyre, si dhe procedura për hidratimin, rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës.
Pjesë e shërbimeve janë edhe filler-at dhe Skin Booster, trajtime që ndihmojnë në përmirësimin e hidratimit dhe pamjes së lëkurës. Çdo procedurë nis me një konsultë dhe vlerësim nga mjeku, për të kuptuar nevojat e pacientit dhe për të zgjedhur trajtimin më të përshtatshëm. Synimi është të ruhen tiparet natyrale, duke i dhënë lëkurës një pamje më të freskët dhe të mirëmbajtur.
Për të gjithë ata që dëshirojnë t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe pamjes së lëkurës, klinika ofron mundësinë të gjejnë trajtime të ndryshme në një vend. Një hapësirë ku kujdesi për veten nis nga shëndeti dhe vazhdon me vëmendjen ndaj bukurisë.
