A keni menduar ndonjëherë se si funksionojnë tregjet financiare dhe si mund të bëheni pjesë e tyre? BMM Academy ju njeh me botën e Trading përmes trajnimeve në Crypto dhe Forex, duke ju ofruar mundësinë të mësoni, të praktikoni dhe të kuptoni më mirë një nga fushat më dinamike të financave.
Pas krijimit të BMM Academy qëndron një ekip i përbërë nga Jori DeFi, Elena Demce, Marsid Hila dhe MoJuice. Në ekipin e mentorëve janë Jori DeFi, me mbi pesë vite përvojë në tregun Crypto dhe Marsid Hila, me mbi dhjetë vite eksperiencë në tregjet financiare dhe analizën institucionale.
Gjithashtu ofron rreth 30 video mësime për Crypto dhe 34 për Forex, duke përfshirë njohuri nga nivelet bazë deri te ato më të avancuara të Trading. Programi plotësohet me sesione live trading, analiza tregjesh, mentorim dhe materiale edukative, si dhe akses në komunitetet online në Discord, Whop dhe Telegram.
Përmes këtij kombinimi të mësimit dhe praktikës, akademia synon t’u japë pjesëmarrësve njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme për të eksploruar botën e tregjeve financiare. Për ata që duan të hedhin hapat e parë në Crypto dhe Forex ose të thellojnë njohuritë e tyre, BMM Academy mund të jetë pikënisja e një rrugëtimi të ri.
