
Fation Kuqari duket se po shijon një romancë të re dhe këtë herë ka vendosur të ndajë disa momente intime me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ish-banori i Big Brother ka publikuar fotografi romantike në krahët e partneres së tij shoqëruar me një këngë romantike, duke konfirmuar kështu se në jetën e tij sentimentale ka një person të veçantë. Megjithatë, pavarësisht se nuk ngurron të ndajë pamje nga momentet së bashku, Fationi ka zgjedhur të ruajë anonim identitetin e saj.
Në fotografitë e publikuara, ai ka vendosur emoji mbi portretin e partneres, duke mos zbuluar kështu se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.
