• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
LIFESTYLE

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026No Comments2 Mins Read

Një koncept i pazakontë po tërheq vëmendjen në Malajzi, ku të rinjtë e lodhur nga puna, presioni ekonomik dhe ritmi i jetës moderne kanë mundësinë të jetojnë përkohësisht si pensionistë, edhe pse janë vetëm 20 apo 30 vjeç.

Në rajonin Perak, në qytetin Gopeng, është prezantuar një qendër e quajtur “Shtëpia e Pensionit për të Rinjtë”, e krijuar posaçërisht për pjesëtarët e Gjeneratës Z dhe të rinjtë e tjerë që përjetojnë stres dhe rraskapitje nga angazhimet e përditshme. Ideja është e thjeshtë: të rinjtë paguajnë për të qëndruar për një muaj në një ambient të qetë, të rrethuar nga natyra, ku nuk kanë detyrime pune, objektiva për të përmbushur apo orare të ngurta.

Qendra Gopeng Sanctuary u bë e njohur në dhjetor 2025, ndërsa iniciativa të ngjashme kanë tërhequr interes edhe gjatë vitit 2026. Për një pagesë prej 2 mijë ringgitësh malajziane, afërsisht 430 euro në muaj, oferta fillestare përfshinte akomodimin, tri vakte ushqimore në ditë dhe mundësinë për të kaluar kohën sipas dëshirës.

Banorët mund të flenë deri vonë, të shëtisin në natyrë, të kujdesen për kafshët, të merren me kopshtari ose thjesht të qëndrojnë pa bërë asgjë.

Ndryshe nga një vend pune, këtu nuk ka objektiva produktiviteti, mbledhje, afate dorëzimi apo presion për rezultate. Pas projektit qëndron një 25-vjeçar malajzian, familja e të cilit administron një shtëpi tradicionale për të moshuarit.

Ai vendosi të krijojë një ambient të ngjashëm, por të përshtatur për të rinjtë që ndihen të rraskapitur shumë përpara se të arrijnë moshën e pensionit. Interesi ishte i menjëhershëm. Sipas mediave vendase, vendet e ofruara për janarin 2026 u rezervuan plotësisht që në dhjetor.

Megjithatë, operatori i Gopeng Sanctuary njoftoi më pas pezullimin e aktivitetit deri në një njoftim tjetër.

Ndërkohë, një qendër tjetër në të njëjtën zonë, Heartfield Sanctuary, ka ofruar programe për të rinjtë dhe të rriturit që kërkojnë të shkëputen përkohësisht nga presioni i përditshëm.

Sipas gazetës malajziane Malay Mail, grupi i parë i kësaj qendre, në dhjetor 2025, përbëhej nga 15 persona, të cilët qëndruan për rreth një muaj.

Qendra ofron programe të ndryshme që përfshijnë akomodim, ushqim dhe aktivitete të organizuara, me tarifa që variojnë sipas shërbimeve.

Previous ArticleFation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re
Next Article 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

Related Posts

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës

November 6, 2026

Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

October 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim
  • Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
  • Fation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re
  • Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, “rishfaqet” pas disa muajsh Parashqevi Simaku, ka një mesazh për shqiptarët
  • Monika Kryemadhi, mbështetësja më e madhe e nuses së saj! Kanita merr aprovimin e vjehrrës për projektin e ri
Don't Miss
SHOW BIZ

148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

Një produkt i ri i markës Skims, në pronësi të Kim Kardashian, ka shkaktuar një…

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Fation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re

November 10, 2026

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, “rishfaqet” pas disa muajsh Parashqevi Simaku, ka një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?