Një fasadë që tërheq vëmendjen, një hapësirë që mbushet me dritë apo një ndërtesë që dallohet nga çdo këndvështrim? Pikërisht këtu merr jetë puna e Glass Art Construction, një kompani që e kthen xhamin dhe materialet arkitekturore në elemente që përcaktojnë pamjen dhe karakterin e ndërtesave moderne.
E ngritur në 2018 nga Sokol Tusha, kompania operon në fushën e përpunimit të xhamit dhe realizimit të konstruksioneve arkitekturore. Aktiviteti i saj përfshin punime me fasada xhami, vetrata, dyer dhe dritare alumini e plastike, përpunim xhami dhe konstruksione. Këto zgjidhje u japin formë projekteve të ndryshme, duke ndërthurur pamjen estetike me kërkesat funksionale të çdo hapësire.
Përtej projekteve në Shqipëri,synon të bëhet pjesë edhe e projekteve në vende të tjera, duke sjellë punën dhe përvojën e saj në tregje ndërkombëtare. Përmes shprehjes së saj “Crafting architectural products for a limitless future”, Glass Art Construction nuk krijon thjesht produkte arkitekturore, por detaje që i japin ndërtesave identitet, hapësirave karakter dhe së ardhmes forma që zgjasin.
