Leonora Rexha Consulting Group sjell nën një emër disa fusha të rëndësishme ekspertize, duke ofruar shërbime profesionale në konsulencën ligjore dhe tatimore, emigracionin, pasuritë e paluajtshme dhe rekrutimin ndërkombëtar
I ndërtuar mbi një vizion ambicioz për zhvillim, bashkëpunim dhe zgjerim ndërkombëtar, grupi synon të krijojë mundësi të reja për individët, profesionistët dhe bizneset, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes Shqipërisë, Evropës, Mbretërisë së Bashkuar, Dubait dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare.
Leonora Rexha Consulting Group përfshin tri kompani të specializuara:
Rexha Law & Tax ,ku ofrojnë shërbime profesionale në fushën ligjore dhe tatimore, konsulencë për individë dhe biznese, si dhe asistencë në çështjet e emigracionit, procedurat e dokumentacionit dhe aplikimet për viza. Kompania synon të ofrojë mbështetje profesionale dhe zgjidhje të përshtatura për nevojat e klientëve, si në Shqipëri ashtu edhe në kontekste ndërkombëtare.
Zenora Estate, nje gjenci e pasurive të paluajtshme që operon në Shqipëri dhe Dubai. E fokusuar në ndërmjetësimin e pronave, investimet imobiliare dhe krijimin e mundësive për blerje, shitje dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme në tregjet ndërkombëtare, Zenora Estate synon të lidhë klientët dhe investitorët me mundësi të reja në sektorin e real estate.
Talentum Recruitment Agency, një agjenci e specializuar në rekrutimin ndërkombëtar dhe mobilitetin profesional të fuqisë punëtore. Talentum krijon ura lidhëse mes tregut shqiptar dhe atij evropian, duke mundësuar rekrutimin e punonjësve të huaj për kompanitë dhe bizneset në Shqipëri, si dhe ofrimin e mundësive të punësimit në Evropë për kandidatët dhe profesionistët nga Shqipëria. Përmes bashkëpunimit me kompani, punëdhënës dhe partnerë ndërkombëtarë, Talentum synon të identifikojë talentet e duhura, të lehtësojë proceset e rekrutimit dhe të krijojë partneritete afatgjata në tregun ndërkombëtar të punës.
Leonora Rexha Consulting Group përfaqëson një vizion të përbashkët për profesionalizëm, besueshmëri dhe zhvillim ndërkombëtar, duke bashkuar ekspertizën në sektorë të ndryshëm dhe duke krijuar mundësi që kapërcejnë kufijtë.
Together We Build Success.
