• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
FASHION

Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës

November 11, 2026No Comments2 Mins Read

Shtëpia prestigjioze e modës Balenciaga ka një drejtuese të re kreative dhe emri i saj është Martine Rose. Dizajnerja britanike pason Pierpaolo Picciolin, largimi i të cilit u bë publik vetëm pak orë përpara njoftimit të emërimit të saj nga grupi Kering.

Ky ndryshim shënon një kapitull të ri në historinë e markës franceze, ndërsa Rose bëhet gruaja e parë dhe personi i parë me origjinë afrikane që merr drejtimin kreativ të Balenciaga-s.

E lindur në Londër në vitin 1980, me origjinë angleze dhe xhamajkane, Martine Rose ka ndërtuar një profil të veçantë në industrinë e modës, duke ndërthurur kulturën urbane, stilin streetwear dhe elementet e modës bashkëkohore. Vizioni i saj njihet për sfidimin e konventave dhe qasjen e pazakontë ndaj veshjeve. Ajo do të nisë zyrtarisht detyrën e re më 16 nëntor, duke u vendosur në Paris, ku do të udhëheqë drejtimin artistik të shtëpisë së modës.

Emërimin e saj e ka komentuar edhe Luca de Meo, CEO i grupit Kering, i cili vlerësoi lidhjen e dizajneres me kulturën bashkëkohore dhe gjeneratat e reja.

“Balenciaga ka qenë gjithmonë një shtëpi e karakterizuar nga kreativiteti radikal, e aftë të sfidojë konventat dhe të ripërcaktojë kufijtë e modës. Martine Rose e mishëron këtë frymë me një vizion të freskët, të guximshëm dhe thellësisht bashkëkohor”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, dizajnerja e cilësoi këtë emërim si një privilegj të veçantë, duke theksuar se synon të respektojë trashëgiminë e Balenciaga-s, ndërsa i jep markës një drejtim të ri.

“Para meje, Balenciaga është formësuar nga talente të jashtëzakonshme krijuese. Jam e vendosur ta nderoj këtë trashëgimi dhe mezi pres të shkruaj kapitullin e radhës të kësaj historie të pasur dhe të mrekullueshme”, deklaroi Rose.

Emërimi i saj vjen në një moment ndryshimesh për industrinë e luksit dhe pritet të sjellë një tjetër perspektivë në identitetin estetik të Balenciaga-s.

Previous Article“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë
Next Article Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

Related Posts

Veshja me tre elemente që po zëvendëson streçet dhe bluzat e gjera në vitin 2026

November 7, 2026

A ia vlen trajtimi me keratinë? Përfitimet, rreziqet dhe kujdesi që kërkon

November 7, 2026

Xhinset marrin një pamje krejt tjetër falë këtij trendi që po rikthehet

November 6, 2026

Si të kombinoni një triko me kopsa me çdo veshje të gardërobës

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste
  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë
  • Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
  • “Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë
  • Ish-banorja e BBVA 5 së shpejti në televizion? Brikena Selmani hedh dyshime
Don't Miss
SHOW BIZ

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

Aktorja legjendare Elizabeth Taylor u angazhua fuqishëm në luftën kundër AIDS-it, në një kohë kur…

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026

Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës

November 11, 2026

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

November 11, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?