• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Drake do të vijë në Tiranë”, Alessio Alia zbulon arsyen e vërtetë pse reperi i njohur e dashuron Shqipërinë
SHOW BIZ

“Drake do të vijë në Tiranë”, Alessio Alia zbulon arsyen e vërtetë pse reperi i njohur e dashuron Shqipërinë

November 13, 2026No Comments3 Mins Read

“Tani, siç e di, ka bërë edhe klipin para dy vitesh, ku kam qenë aty prezent për këto gjëra. Kam thënë që Drake ka një shoqëri shumë të mirë me shqiptarët kur ka jetuar në Kanada dhe ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë. E tregon herë pas here këtë dashuri që ka për vendin tonë. Për sa informacione kam, ai i bën këto gjëra para Festës së Flamurit. Është rritur me disa çuna nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë. Është rritur me ta në Kanada dhe ka shoqëri shumë të fortë.

Nuk i harron asnjëherë, sepse gjërat që kanë bërë për të kur nuk ka qenë i famshëm, nuk ua ka harruar asnjëherë. Drake e do shumë Shqipërinë. Kam folur disa herë me të kur kam bërë turin në Evropë”, shprehet Alia.

Alia zbuloi gjithashtu se Drake mund të vizitojë Shqipërinë gjatë turneut të tij të ardhshëm, por u tregua i rezervuar për të dhënë më shumë detaje.

“Drake do të vijë edhe në Shqipëri. Kam informacion dhe nuk do të flas shumë, nuk do të them se kush. Ma merr mendja se ky ka turneun vitin tjetër dhe mund të jetë në Shqipëri. Ma merr mendja 90% po”, deklaroi Alia.

Më tej, Alia tregoi edhe një episod nga komunikimi me artistin, duke theksuar respektin që ai ka për shqiptarët dhe simbolikën kombëtare.

“Drake, për sa kam folur, ka respekt shumë të madh, sepse i di për burra që e mbajnë fjalën dhe kanë qenë gjithmonë aty për të. Një herë, kur i thashë: ‘Drake, je si Mother Teresa për Shqipërinë’, ai më tha: ‘No way’. Kështu që i bën përshtypje shumë, sepse e dashuron shumë pjesën e shqiponjës. Do t’u japë një mësim shqiptarëve, sepse gjithmonë, nga fillimi deri në fund, e ka bërë klipin me shqiponjën. Nuk kam parë një këngëtar shqiptar që ta ketë flamurin nga fillimi deri në fund. Them të drejtën se duhet të mësojnë shumë shqiptarë nga ky”, shprehet Alia.

Alessio theksoi se Drake nuk ka qenë i dashuruar me një vajzë shqiptare, duke shtuar se artisti e pëlqen shumë shqiponjën dhe flamurin shqiptar. Një këndvështrim tjetër solli Aldor Nini, i cili u shpreh se shqiptarët duhet të jenë më realistë në mënyrën se si e interpretojnë përdorimin e simboleve kombëtare nga artistët ndërkombëtarë.

“Zakonisht, të jemi pak më të sinqertë me veten tonë. Kur një figurë publike përdor elementet të cilat janë pjesë e kombit tonë, si shqiponja, ai e përdor atë për të identifikuar veten në një pikëpamje të caktuar. Producenti i tij është nga Kosova, nga ai ka dëgjuar shumë për shqiptarët. Fakti që i përdor këto elemente, për figurat publike në këto nivele, i bën një lloj avantazhi në treg. Tjetër gjë është nëse ti beson apo ke një simpati për popullin shqiptar, atëherë ti atë gjë e tregon me veprime të tjera.

Është një element marketingu. Vazhdojmë të kemi vëmendje botërore pikërisht nga këta persona, por nuk duhet të gënjejmë veten”, u shpreh Nini.

Ndërsa Xhani Demika u shpreh se Drake është një artist i madh dhe se do të ishte kënaqësi nëse ai do të vizitonte Shqipërinë, duke ngritur edhe mundësinë që pas interesimit të tij për vendin tonë të qëndrojë një histori dashurie.

“Drake është artist i madh. Uroj që të vijë në Shqipëri, siç kanë ardhur artistë të tjerë botërorë. Unë kam përshtypjen që ai do të ketë lidhje me një vajzë shqiptare, është dashuruar aq keq dhe ajo do t’i ketë treguar aq shumë për Shqipërinë. Pse të mos vijë për pushime në Shqipëri?”, përfundon Demika.

Previous ArticleHotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit
Next Article FOTO/ Adrola Dushi tërheq vëmendjen nga Amerika, shfaqet në bikini të kuqe

Related Posts

Heidi dhe Jonida bëjnë “xing”! Kujt i shkon më shumë veshja?

November 13, 2026

Butrint Imeri i dedikon fjalët më të ëmbla nënës

November 13, 2026

Neslihan Atagül ribashkohet me vajzën e saj nga “Kara Sevda” pas shumë vitesh

November 13, 2026

FOTO/ Adrola Dushi tërheq vëmendjen nga Amerika, shfaqet në bikini të kuqe

November 13, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Heidi dhe Jonida bëjnë “xing”! Kujt i shkon më shumë veshja?
  • Butrint Imeri i dedikon fjalët më të ëmbla nënës
  • Neslihan Atagül ribashkohet me vajzën e saj nga “Kara Sevda” pas shumë vitesh
  • FOTO/ Adrola Dushi tërheq vëmendjen nga Amerika, shfaqet në bikini të kuqe
  • “Drake do të vijë në Tiranë”, Alessio Alia zbulon arsyen e vërtetë pse reperi i njohur e dashuron Shqipërinë
Don't Miss
SHOW BIZ

Heidi dhe Jonida bëjnë “xing”! Kujt i shkon më shumë veshja?

Heidi Baci dhe Jonida Vokshi kanë bërë “xing” me zgjedhjen e tyre në veshje. Në…

Butrint Imeri i dedikon fjalët më të ëmbla nënës

November 13, 2026

Neslihan Atagül ribashkohet me vajzën e saj nga “Kara Sevda” pas shumë vitesh

November 13, 2026

FOTO/ Adrola Dushi tërheq vëmendjen nga Amerika, shfaqet në bikini të kuqe

November 13, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?