Ka shumë tendenca të modës për të cilat flitet çdo sezon, por ndonjëherë asnjëra prej tyre nuk mund të konkurrojë me veshjet klasike. Janë pikërisht ato pjesë që mund t’i ruani dhe t’i vishni për vite me radhë, falë elegancës, kombinimeve të shumta dhe pamjes që nuk del kurrë nga moda. Një prej tyre është palltoja në ngjyrën deve, e cila konsiderohet një element i domosdoshëm në gardërobë. Paraqitja e fundit e aktores Riley Keough e vërteton edhe një herë këtë.

Bëhet fjalë për modelin e famshëm me shall të markës Toteme, i cili ndihmoi në kthimin e këtij stili në një nga tendencat më të kërkuara. Riley e kombinoi me xhinse të çelëta, me pamje të vjetër, dhe këpucë balerina në ngjyrë të bardhë.
Historia e palltos në ngjyrën bezhë deveje
Kjo lloj palltoje ka një histori të gjatë që nis në fillim të shekullit XX. Në atë kohë njihej si pallto polo, pasi përdorej nga lojtarët anglezë të polos ndërmjet ndeshjeve. Palltot prodhoheshin nga leshi i devesë, një material që ofronte ngrohtësi të madhe dhe ishte ideal për ditët e ftohta të ndeshjeve.
Më vonë, marka të njohura amerikane, si Ralph Lauren, krijuan versionet e tyre të këtij modeli klasik. Sot, modelet moderne, si palltoja me shall e Toteme, janë po aq të kërkuara sa edhe versionet tradicionale të frymëzuara nga veshjet mashkullore.

Kjo ngjyrë është bërë një zgjedhje e preferuar për gratë që kërkojnë një pamje të rafinuar, elegante dhe luksoze, pa pasur nevojë për kombinime të komplikuara.




