• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Shteti i Luizianës, miraton projektligjin që kriminalizon posedimin e pilulave për abortin pa recetë!
LIFESTYLE

Shteti i Luizianës, miraton projektligjin që kriminalizon posedimin e pilulave për abortin pa recetë!

May 26, 2024No Comments2 Mins Read

Shteti i Luizianës, një shtet konservator në jug të Amerikës, miratoi së fundmi një projektligj që kriminalizon posedimin e pilulave për abortin pa recetë. Teksti, i miratuar nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, i klasifikon pilulat e abortit si substanca të rrezikshme, diçka e paprecedentë në SHBA dhe miratohet nga guvernatori republikan i shtetit, Jeff Landry.

Vendimi vjen pasi çështja e abortit dhe të drejtave riprodhuese është bërë një çështje kyçe në fushatën përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur presidenti demokrat Joe Biden do të përballet me paraardhësin e tij republikan, Donald Trump. Ligji përcakton mifepristonin dhe misoprostolin, substanca që përdoren përgjithësisht për të ndërprerë shtatzënitë, si substanca të kontrolluara, duke i vendosur ato në të njëjtin nivel me barnat si Valium dhe Xanax. Marrja e këtyre pilulave pa recetë dënohet me burg dhe gjobë mijëra dollarë. Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris e quajti ligjin “të papranueshëm”.

Rikujtojmë se më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-ve që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni, kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Leah Roberts, një endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boca Fertility, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore. Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë. Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest.

Previous Article“Preferoj të shoh më mirë atë njeriun emocional”/Bora Zemani tregon pse Romeo Veshaj duhet ta fitojë BBVIP3!
Next Article “Heidi nuk e meriton finalen”, Françeska thumbon banoren e BBVIP: Loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos!

Related Posts

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

November 20, 2026

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore
  • “Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!
  • Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë
  • Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga
  • Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?
Don't Miss
FASHION

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

Një model që ndërthur rehatinë me elegancën dhe ofron mundësi të shumta kombinimi, nga veshjet…

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?