• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

VrapOn Taxi– Udheto lehtë, shijoni cdo cast

November 7, 2025

The Glass Garden – Histori të shkruajtura me buzëqeshje

November 7, 2025

Elite Event-Miqtë e Festave, Nga ideja në emocion

November 7, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Ja pse zgjoheni të dembelosur çdo mëngjes!
LIFESTYLE

Ja pse zgjoheni të dembelosur çdo mëngjes!

October 29, 2024No Comments4 Mins Read

Ju ndodh shpesh të ndjeheni më të lodhur nga zgjimi se sa kur shkuat për të fjetur? Nuk jeni vetëm. Shumë njerëz e kanë të vështirë të fillojnë ditën me energji, dhe shpesh fajtori kryesor janë hapat që ata ndjekin para gjumit.
Shikimi i serialeve deri vonë

E pranojmë, të gjithë kemi qenë në atë situatë. Rehatoheni në shtrat, me telekomandë në dorë, të gatshëm për të parë një episod të preferuar. Një episod kthehet në dy, dy bëhen tre, dhe papritmas ora është 2 e mëngjesit. Edhe pse duket një mënyrë e pafajshme për t’u relaksuar para gjumit, në fakt ky zakon mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë keq në gjumin tuaj. Drita blu e emetuar nga ekranet ndikon në uljen e hormonit të gjumit, melatoninës, duke e bërë më të vështirë të flini. Herën tjetër kur Netflix ju pyet “A doni vazhdoni të shikoni?”, ndoshta është koha të thoni “Jo” dhe të shkoni për të fjetur.

Snack i orëve të vona

Kush nuk e pëlqen një snack të vogël natën vonë? Por, ushqimi vonshëm mund të ndërhyjë në tretje dhe të pengojë gjumin. Prandaj, një vendim i mirë është të shmangni ushqimin e rëndë disa orë para gjumit.

Pijet e fundit të natës

Një gotë verë ose një shot uiski para gjumit – duket si një mënyrë e mirë për të relaksuar, apo jo? Jo tamam… Ndryshe nga çfarë mendohet, edhe pse alkooli mund t’ju bëjë të flini më shpejt, ai në të vërtetë pengon cilësinë e gjumit tuaj. Mund t’ju zgjojë në mes të natës, të rrisë etjen dhe t’ju bëjë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të trullosur. Herën tjetër, mendoni të zëvendësoni atë gotë verë me një çaj bimor ose qumësht të ngrohtë.

Kontrolli i telefonit

Të gjithë jemi të vetëdijshëm, ditët e sotme telefonat tanë duket sikur janë të ngjitur e nuk shkulen dot nga duart tona. Qoftë ky një email i fundit, një scroll i shpejtë në rrjete sociale, apo dhe një lojë para gjumit, të gjithë kemi qenë fajtorë i humbjes së orëve të tëra para telefonit.Ajo që nuk kuptojmë është se ky zakon mund të jetë pikërisht ajo që po na ndalon të kemi një gjumë i mirë. Drita blu që vjen nga telefonat tanë mund të mashtrojë trurin tonë duke menduar se është ende ditë. Mbase është koha të heqim dorë nga telefoni dhe të marrim një libër, kjo mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për një gjumë më të mirë.

Stresi për të nesërmen

Të gjithë e kemi përjetuar. Shtrirë në shtrat, me mendjen që rrotullohet rreth detyrave të së nesërmes, afateve të prapambetura, ose punëve të papërfunduara. Është normale të shqetësohemi për të ardhmen. Por kur këto shqetësime fillojnë të ndikojnë në gjumin tuaj, është koha për të bërë një hap prapa. Diçka që ndihmon është të marrim pak kohë para gjumit për të qetësuar mendjen dhe për të praktikuar qetësinë shpirtërore, dhe kjo bën një ndryshim të madh.

Neglizhimi i një rutine para gjumit

Për një kohë të gjatë, kur jemi të rinj, mund të biem për të fjetur sapo na zë lodhja. Asnjë plan, asnjë rutinë – asgjë. Mendojmë se gjumi është thjesht mbyllje sysh dhe zgjim në mëngjes Ama me moshën kuptojmë se mëngjeset nisin të bëhen më të vështira. Zgjohemi të lodhur, të përgjumur dhe aspak të rifreskuar. Atëherë ka ardhur koha për një rutinë. Një ritual i mundshëm para gjumit mund të përfshijë leximin e një libri, disa shtriqje të lehta madje edhe disa ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Kjo i sinjalizon trupit se është koha për t’u qetësuar dhe për t’u përgatitur për gjumë.

Previous Article“Dashuria e vërtetë ndodh rrallë”/ Heidi reagon për ndarjen nga Romeo Veshaj!
Next Article “Nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda”/ Gent Lasku, partneri i Enedës rrëfen kuptimin e këngës Më fort!

Related Posts

Lotaria e pazakontë në Paris, qytetarët ftohen për të blerë 30 varre. Ja sa duhet të paguajnë

November 7, 2025

Përgjumja e tepërt gjatë ditës: Kur është koha për të konsultuar mjekun

November 6, 2025

11 gjëra që njerëzit e zgjuar bëjnë në mëngjes, që njerëzit normalë nuk i përballojnë

November 5, 2025

Ja pse zgjohemi në orën 3 të mëngjesit çdo natë! Çfarë zbulon shkenca

November 4, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • VrapOn Taxi– Udheto lehtë, shijoni cdo cast
  • The Glass Garden – Histori të shkruajtura me buzëqeshje
  • Elite Event-Miqtë e Festave, Nga ideja në emocion
  • Golden Eagle – Energjia që fluturon përtej kufijve
  • Alar Catering-Nga zemra tek tryeza
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
AWARDS ALBANIA

VrapOn Taxi– Udheto lehtë, shijoni cdo cast

Në çdo moment kur ju duhet të kapni një taksi — për një dalje në…

The Glass Garden – Histori të shkruajtura me buzëqeshje

November 7, 2025

Elite Event-Miqtë e Festave, Nga ideja në emocion

November 7, 2025

Golden Eagle – Energjia që fluturon përtej kufijve

November 7, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?