Këngëtari 56-vjeçar, Dimitris Kokotas ndodhet në gjendje kritike që prej pasdites së djeshme në repartin e zemrës në spitalin Gennimatas. Artisti, djali i të ndjerit Stamatis Kokotas ka pësuar një atak në zemër gjatë xhirimeve televizive të emisionit J2US.
Sipas raportimeve, ai është ndjerë keq dhe ka njoftuar kolegët e tij gjatë xhirimeve. Situata u përkeqësua me shpejtësi dhe ishte shumë e rëndë. Mediat greke raportojnë se ai ka pësuar infarkt dhe arrest kardiak, por është ringjallur. Pranimi i tij në repartin e zemrës ishte i domosdoshëm, ku mjekët deklaruan se është një rast shumë i rëndë dhe me prognozë të pasigurt.
24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për këngëtarin, kanë deklaruar mjekët për protothema.gr, duke theksuar gjendjen shumë kritike në të cilën ndodhet 56-vjeçari.
