Në tarracën e bashkisë së Tiranë, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, me dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.
Të pranishme në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro. Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë.

Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore e konkretiziuan duke u veshur të dyja nuse, mbrëmjen e së dielës.
