Heidi Baci u largua përfundimisht nga moderimi i emisionit “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes. Mbrëmjen e kaluar Heidi tregoi mirënjohjen ndaj ekranit dhe producentëve të Top Channel për hapësirën që i kanë dhënë dhe më pas shpjegoi arsyen e vërtetë të këtij largimi.
“Fillimisht doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, por vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Është një moment që, sado jam ndier shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë.”, tha Heidi.
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
“Unë duhet të rigjej veten”/ Heidi Baci largohet përfundimisht nga Shqipëria!
No Comments1 Min Read
