• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Dasmë 500 mijë euro me para të fituara me korrupsion? Genar Topalli: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi

September 17, 2025

Një i ri i pastrehë i kërkoi ushqim një të panjohuri, burri iu përgjigj me një pyetje që ia ndryshoi jetën përgjithmonë

September 17, 2025

Albana Osmani: Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: Që sot unë jam një gomar

September 17, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Prindërit na u divorcuan kur ishim të vegjël”/ Amos Zaharia rrëfen fëmijërinë e tij krah Elias!
SHOW BIZ

“Prindërit na u divorcuan kur ishim të vegjël”/ Amos Zaharia rrëfen fëmijërinë e tij krah Elias!

December 9, 2024No Comments3 Mins Read

Aktori Amos Zaharia në emisionin “S’e luan Topi”, rrëfeu detaje nga fëmijëria e tij. Ai tregoi se fëmijëria e tij ishte pa “rrënjë”, por shumë e bukur. Amos tregoi momentet e vështira kur nëna e tij pas divorcit u largua nga Shqipëria për në Greqi, vetëm me të dhe motrën e tij, Elia, të cilët ishin në një moshë shumë të vogël. Pavarësisht vështirësive ai e kujton fëmijërinë e tij si periudhën më të bukur.
Pjesë nga intervista:

Si ishte fëmijëria jote?

Amos Zaharia: Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri pa rrënjë pasi deri në moshën 4-vjeçare kemi jetuar tek Medreseja pastaj kemi emigruar në Greqi pastaj në Itali nga Italia në Shqipëri ku jetuam tek shtëpia e gjyshërve te mamit tek Blloku pastaj u zhvendosën tek Don Bosko. Ka qenë si një kapërcim nga një ishull në tjetrin, nga një botë në tjetrën. Por nëse ka diçka që mbaj mend dhe do ta personifikoja fëmijërinë time do ishte imazhi i nenës time me mua për dore. Edhe më duhet te them që prej kësaj gjëje ka qenë një fëmijëri shumë e bukur. Për mua nëna është njeriu me i rëndësishëm në botë.

Ishe nxënës i mirë?

Amos Zaharia: Jo dhe arsyeja pse nuk i kam pasur mirë punët me shkollën është se nuk doja ta kaloja kohën duke kërkuar x-in. Doja të dilja të luaja e të shijoja jetën, të merrja frymë.

Si ishte raporti motër e vëlla?

Amos Zaharia: Unë me Elian kemi qenë si Tomi me Xherrin kur ishim të vegjël dhe sa më shumë kalon koha aq më shume lidhem me Elian dhe bëhemi miq shumë të mirë.

Ke qenë i vogël kur prindërit e tu janë divorcuar?

Amos Zaharia: Prindërit e mi u divorcuan kur isha shume i vogël, mamaja na mori për dore dhe emigruam në Greqi. Ndonjëherë them me vete ku e gjeti guximin të shkonte me dy fëmijë në mes të hiçit. Deri në moshën 6 vjeçare mendoja që prindi i vetëm është nëna, nëna është dhe babai dhe gjyshja, nëna edhe çdo gjë në një farë mënyre. Pastaj u ribashkova me tim atë dhe zbulova një dimension tjetër të prindërimit dhe e ndjej veten shumë të plotësuar nga kjo.

Si u ribashkuat me babanë?

Amos Zaharia: Një ditë të bukur kur ishim kthyer në Shqipëri, unë isha në klasë të parë, me thotë zysha qe është babi te dera. Dhe për mua ishte pak e papritur. Kur dal dhe shikoj një burrë të lartë që më përkëdhel dhe më puth dhe me thotë, jam babi. Nuk dija si të reagoja sepse nuk isha i përgatitur.

Sa kohe kishe pa e parë?

Amos Zaharia: Nuk e shikoja që nga mosha 3 vjeç e gjysmë deri në moshën 6 vjeçare. Deri ne këtë moshë fëmija pothuajse nuk krijon dot memorie kështu që unë në një fare mënyrë e kam parë 6 vjeç e gjysmë babain për herë të parë.

E përqafove, i fole apo u trembe?

Amos Zaharia: U tremba fillimisht, pastaj u mësova me idenë dhe u lidhem me njeri-tjetrin ashtu siç i takon një babai dhe një fëmije.

Si baba si ka qenë për ty?

Amos Zaharia: Gjergji ka qenë i rreptë. Por kjo ishte thjesht një maskë që Gjergji vendoste në punë sepse në familje ishte njeri shumë i dashur, shumë prezent dhe shumë i kujdesshëm. Edhe gjithmonë përpiqet të jetë aty për ty për çdo nevojë saqë ndonjëherë bëhet dhe i “bezdisshëm” sepse të merr në telefon për çdo gjë.

Previous ArticleDarka e fundvitit! Ja si ta bëni këtë 31 dhjetor të paharrueshëm!
Next Article Pse duhet të konsumoni sa më shumë mandarina gjatë stinës së dimrit!

Related Posts

Dasmë 500 mijë euro me para të fituara me korrupsion? Genar Topalli: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi

September 17, 2025

Albana Osmani: Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: Që sot unë jam një gomar

September 17, 2025

Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua brek*grisur…

September 17, 2025

Pse nuk është bërë pjesë e Big Brother VIP? Erik Lloshi e thotë troç: Gruaja më kërcënoi me divorc

September 16, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Dasmë 500 mijë euro me para të fituara me korrupsion? Genar Topalli: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi
  • Një i ri i pastrehë i kërkoi ushqim një të panjohuri, burri iu përgjigj me një pyetje që ia ndryshoi jetën përgjithmonë
  • Albana Osmani: Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: Që sot unë jam një gomar
  • Ora ‘Richard Mille’ i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
  • Njihuni me vajzën e “Për’puthen” që ‘terrorizoi’ djemtë: Erdha për hakmarrje, nuk dua brek*grisur…
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Dasmë 500 mijë euro me para të fituara me korrupsion? Genar Topalli: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur…

Një i ri i pastrehë i kërkoi ushqim një të panjohuri, burri iu përgjigj me një pyetje që ia ndryshoi jetën përgjithmonë

September 17, 2025

Albana Osmani: Uroj të zgjohemi përpara se të vijë dita kur një prind të dëgjojë djalin e tij të thotë: Që sot unë jam një gomar

September 17, 2025

Ora ‘Richard Mille’ i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

September 17, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?