Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania 4, i cili rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit, ka folur për marrëdhënien e tij me Eglin.
I ftuar në një rubrikë të Portokallisë, Visjan Ukcenaj e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole?”.
Ndërsa Gjesti u përgjigj duke thënë: “U kry!”
Reagimi e tij u prit me të qeshura në sallë, ndërsa konfirmoi publikisht afrimin me Eglin.