Mbrëmë në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, u diskutua në lidhje me dasmën e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen e njohur, Cindy Marina.
Dasma e tyre ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe ka kaptur komente të shumta. Ndërkohë në mesin e të ftuarve në “Top Story” ishin Laert Vasili, Armand Peza dhe Ronaldo Sharka.
Laert Vasili: Ata të trashëgohen se në dasmë dhe në vaki ne dimë t’i qëndrojmë në krah njeri tjetrit. Të ishte në rregull ajo parti, ju zonja Duma nuk do jepnit dorëheqjen. Është një propagandë këtu e 15 vjet që “nuk mbushet shporta, por papritur hapet Roma”.
Kjo vërteton edhe njëherë se dashuria më vetëmohuese është e nënës për të birin. Nëse është fatura 500 mijë euro, do të doja kush e bëri këtë llogari. Sa merremi pse nuk fiton zgjedhjet PD, si do shkojnë në zgjedhjet e tjera?
Na mbështesni ne se do heqim hajdutët? Si, me 500 mijë euro në Romë? Po të doni për shqiptari, aty nuk kishte as çifteli dhe as kostume popullore shqiptare.