• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Akuza të pazakonta nga Haland për mbrojtësin e Italisë: Më kapte nga prap*nica!

November 17, 2025

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare skenaristi i “The Simpsons”. Kush ishte Dan McGrath?

November 17, 2025

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”!

November 17, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Fatmir Hysenbelliu i përgjigjet Angela Martinit: Të lashë unë, mbahesh mend vetëm për meshkujt që ke pasur
SHOW BIZ

Fatmir Hysenbelliu i përgjigjet Angela Martinit: Të lashë unë, mbahesh mend vetëm për meshkujt që ke pasur

September 22, 2025No Comments3 Mins Read

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar ndaj bujës së madhe që po qarkullon në rrjetet sociale, ku modelja Angela Martin ka akuzuar atë për prishje imazhi.

Për “Live From Tirana”, Hysenbelliu ka hedhur poshtë deklaratat e bëra më herët nga Angela duke treguar kështu edhe të “vërtetën” e tij. Ndryshe nga sa modelja pretendon, lidhja e tyre mori fund jo me “bekimin” e saj, por pasi biznesmeni i kërkoi që të largohej dhe se nuk kishte më interes për të.

“Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq…si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015 dhe që unë nuk e konsideroj lidhje…Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo”.

Ai shprehet gjithashtu se Angela Martin ka kthyer situatën sipas dëshirës së saj, dhe kjo është një përpjekje për të fituar diçka me çdo kusht.

“Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet ËOË! Ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët! Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë dhe ajo reklamë nuk është përdorur më”.

Hysenbelliu saktësoi gjithashtu se asnjë gazetar nuk është udhëzuar nga ai të shkruajë apo jo për modelen.

“Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona, as unë, as familja ime, sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm te ne, jo më afër se dje! Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit, por për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!”.

Më tej Hysenbelliu ka kërkuar publikisht që Angela t’i kërkojë një falje atij dhe familjes së tij për këtë “zhurmë” të panevojshme e cila sipas tij ka ardhur me qëllimin e vetëm nga ana e modeles për të përfituar klikime.

“Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “Xh” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk happen dhe po e investigojmë këtë gjë. Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!. Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt. Besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një falje të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme, jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!”, përfundoi ai.

Previous ArticleARTI NË ZI! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur, Enver Petrovci
Next Article “Ku jeni more?”/ Gjesti THUMBON estradën shqiptare: Krejt me të vjetra keni mbetur…

Related Posts

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare skenaristi i “The Simpsons”. Kush ishte Dan McGrath?

November 17, 2025

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”!

November 17, 2025

Bini rrëfen sulmin e Don Xhonit dhe rrëqeth momentet e frikshme: Ka qenë sekonda larg tragjedisë

November 17, 2025

Historia e vajzës sonë luftëtare! Flet Erjona Kakeli!

November 17, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Akuza të pazakonta nga Haland për mbrojtësin e Italisë: Më kapte nga prap*nica!
  • Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare skenaristi i “The Simpsons”. Kush ishte Dan McGrath?
  • Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”!
  • Psikologjia thotë: Nëse ke luajtur një instrument si fëmijë, je i pakapshëm si i rritur
  • Bini rrëfen sulmin e Don Xhonit dhe rrëqeth momentet e frikshme: Ka qenë sekonda larg tragjedisë
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
Sport

Akuza të pazakonta nga Haland për mbrojtësin e Italisë: Më kapte nga prap*nica!

Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haland ka zbuluar se mbrojtësi i Italisë, Xhanluka Mançini, i ka…

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare skenaristi i “The Simpsons”. Kush ishte Dan McGrath?

November 17, 2025

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon dy moderatoret e “Wake Up”!

November 17, 2025

Psikologjia thotë: Nëse ke luajtur një instrument si fëmijë, je i pakapshëm si i rritur

November 17, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?