Modelja e njohur, Adrola Dushi ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Orinda Hutës, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj.
Siç dihet Adrola ka një djalë nga ish-lidhja e saj me Adis Patushin, i cili quhet Troi. Modelja ka rrëfyer për herë të parë kur mori vesh se ishte shtatzanë me djalin dhe dëshironte ta abortonte. Kjo sepse Adrola ishte shumë e re dhe në kulmin e karrierës së saj në modeling.
“Në momentin që kam ngelur shtatzanë ka qenë makthi më i madh i jetës sime, flija gjumë shikoja ëndërr sikur nuk jam dhe lumturohesha pafund dhe zgjohesha cdo gje ishte ndryshe, shtatzanë. E kam vuajtur pafund çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë, nuk kam asnjë kujtim të bukur, asnjë foto, nuk kam asnjë moment të mirë nga ajo kohë.
Vendimi për ta mbajtur fëmijën ishte i momentit të fundit.
Po vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija gjininë atëherë. Mbaj mend ka qenë ditë e premte, ksiha lënë orarin, shkova në spital, gjithçka gati. U ula në krevat dhe u ngrita: Nuk e bëj dot i thash. Nëse unë do vuaj në rininë time, ky do jetë shoku më u ngushtë i jetës time.
Nuk është çështje interesi, por dashurie. Kam thënë do marr parasysh gjithçka, por ai do jetë me mua. Nëse unë jam e aftë të vras fëmijën tim, çfarë nuk ndodhin por në kushte deri dikur normale jam shumë kundër abortit”, tha modelja në Mam.