Publiku është shumë kurioz që të dijë se kur do të nisë edicioni i pestë i “Big Brother Vip”. Madje kanë nisur që tani aludimet se kush mund të jenë disa nga personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e sezonit të tretë të “BBV”, Egla Ceno është pyetur së fundmi nga ndjekësit në Instagram nëse ekziston mundësia që ajo të jetë opinioniste në edicionin e ri. Sigurisht që Egla e ka një përgjigje dhe është shprehur se mundësia ekziston edhe që të jetë banore sepse ajo është gjithmonë gati për debate.

“Kur do të të shohim sërish në ekran? Mbase si opinioniste e BBVA5?”
“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu.”- u shpreh Egla
									 
					