• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

N’Gen Villas-Ku komoditeti takohet me pamjet mahnitëse

November 6, 2025

Commit Estates & Holdings -zbulo, përjetoi, investo

November 6, 2025

Kamelia Resort & Spa – Oazi i qetësisë dhe lukstit

November 6, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit legjendar të Formula 1
SHOW BIZ

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit legjendar të Formula 1

November 6, 2025No Comments3 Mins Read

Ish-shefi legjendar i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka folur hapur për jetën e tij familjare dhe për përvojën unike të të qenit baba i një vajze 70-vjeçare dhe një djali vetëm 5 vjeç. Në moshën 95-vjeçare, Ecclestone vazhdon të surprizojë me energjinë dhe qetësinë e tij ndaj jetës dhe prindërimit.

Ecclestone është baba i katër fëmijëve: vajza e tij më e madhe, 70-vjeçarja Deborah, ka ardhur në jetë nga martesa e parë me Ivy Bamford; ndërsa Tamara (41 vjeç) dhe Petra (36 vjeç) janë nga martesa e dytë me Slavica Radić. Djali i tij më i vogël, Ace, është fryt i dashurisë me bashkëshorten aktuale, Fabiana, 49 vjeçe.

Pas shitjes së Formula 1 tek kompanisë Liberty Media, për rreth 3,44 miliardë paund, Ecclestone ka më shumë kohë për t’iu përkushtuar familjes. Në një intervistë për median gjermane Bild, ai tha me krenari: “Ace është një djalë i mrekullueshëm. Ai është i zgjuar, kureshtar dhe i interesuar për gjithçka”.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit 

Bernie Ecclestone me dy vajzat, Tamara (d) dhe Petra.

Fabiana, bashkëshortja e tij, shtoi se bashkëpunimi në prindërim funksionon shumë mirë: “Punojmë një ekip. Kur unë humbas durimin, Bernie i flet Ace-it me qetësi dhe i shpjegon se nuk mund të shikojë televizor për gjysmë ore, derisa të përfundojë detyrat”.

Ecclestone pranoi se ndjenja e të pasurit fëmijë me diferencë 65-vjeçare mes tyre është e veçantë: “Është e çuditshme dhe e mrekullueshme njëkohësisht. Kur shikon vajzën më të madhe dhe djalin më të vogël, kupton sa shumë gjëra kanë ndodhur ndërmjet”.

Në të njëjtën intervistë, ai rrëfeu edhe një detaj interesant për miqësitë e tij, duke thënë se ka pasur vetëm katër miq të vërtetë dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Ata janë piloti austriak Jochen Rindt, ish-presidenti i FIA-s Max Mosley dhe kampioni i trefishtë botëror Niki Lauda.

Vajza e madhe 70 vjeç, djali i vogël 5 vjeç! Jeta e bosit 

Bernie Ecclestone me mikun e tij Nikki Lauda.

I vetmi mik i gjallë, sipas tij, është ish-drejtuesi i skuadrës Renault, Flavio Briatore. Ecclestone tregoi edhe një episod interesant nga miqësia e tyre: “Kur jahti i tij u sekuestrua nga autoritetet italiane për shkak të një çështjeje taksash në vitin 2010, unë e bleva në ankand dhe më pas ia shita sërish Flavios, për çmimin e ankandit plus një dollar”.

Në moshën 95-vjeçare, Bernie Ecclestone vazhdon të mbetet një figurë ikonike jo vetëm në botën e garave, por edhe në jetën publike, duke treguar se energjia, humori dhe dashuria për familjen nuk kanë moshë.

Previous ArticleKanadaja në Eurovision? Kryeministri i përfshirë personalisht në diskutime
Next Article Përgjumja e tepërt gjatë ditës: Kur është koha për të konsultuar mjekun

Related Posts

Heidi Baci në një lidhje të re dashurie? Ish finalistja e BBV: Është gjëja më e bukur! Jam shumë e lumtur

November 6, 2025

Kanadaja në Eurovision? Kryeministri i përfshirë personalisht në diskutime

November 6, 2025

Ronaldo Sharka “martohet” dhe nusja qenka një yll

November 5, 2025

Neda flet për vendimin e divorcit nga Ogreni pas 10 vitesh martesë: Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë

November 5, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • N’Gen Villas-Ku komoditeti takohet me pamjet mahnitëse
  • Commit Estates & Holdings -zbulo, përjetoi, investo
  • Kamelia Resort & Spa – Oazi i qetësisë dhe lukstit
  • Tapeta.al- Nga dizajni në realitet
  • HOLLYWOOD-Reflektoni elegancën tuaj
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
AWARDS ALBANIA

N’Gen Villas-Ku komoditeti takohet me pamjet mahnitëse

N’Gen Villas – Razëm ndodhet në zemër të maleve të Shkodrës, një zonë e njohur…

Commit Estates & Holdings -zbulo, përjetoi, investo

November 6, 2025

Kamelia Resort & Spa – Oazi i qetësisë dhe lukstit

November 6, 2025

Tapeta.al- Nga dizajni në realitet

November 6, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?